LAJMI I FUNDIT:

“Mikrobet nuk janë gjë e vërtetë”: Prezantuesi thotë se nuk i ka larë duart për 10 vjet (Video)

“Mikrobet nuk janë gjë e vërtetë”: Prezantuesi thotë se nuk i ka larë duart për 10 vjet (Video)

Pete Hegseth, një analist dhe një nga aksionarët e FoxNews, ka thënë se ai nuk i ka larë duart për 10 vjet, sepse “mikrobet nuk janë një gjë e vërtetë”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur për “Fox and Friends”, Hegseth tha se mikroorganizmat infektive nuk ekzistonin sepse nuk mund të shiheshin me sy të lirë.

Deklarata e tij vjen pasi dy nga kolegët e tij, Ed Henry dhe Jedediah Bila kishin bërë shaka me të, duke thënë se ka ngrënë një picë të mbetur.


“Vendimi im për 2019 është që gjërat që i them jashtë prapa kamerave, t’i them edhe kur jam para kamerave”, ka shtuar Hegseth.

Komentet e tij u ballafaquan me mbështetjen dhe shqetësimin në mediat sociale.

Megjithatë, një deklaratë të tillë, ai më vonë e ka relativizuar.

“Ne jetojmë në një shoqëri ku njerëzit ecin me dezinfektues duarsh në xhepat e tyre dhe ata pastrojnë duart 19.000 herë në ditë sikur kjo do të shpëtojë jetën e tyre”, tha ai.

“Unë kujdesem për veten, por unë nuk jam i obsesionuar pas këtyre gjërave”.

Megjithatë, Qendrat me bazë në SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se larja e rregullt e duarve “është një nga mënyrat më të mira për të hequr mikrobet, për të mos u sëmurur dhe për të parandaluar përhapjen e mikrobeve te të tjerët”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Akademitë e policisë në Japoni po i mësojnë oficerëve grimin - ja pse

Interesante
Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Qeni humbi nga sytë pronaren në një turmë - shikoni si reagoi kur e gjeti

Fun
Ishulli

Ishulli "magjik" ku veturat dhe biçikletat janë të ndaluara

Interesante
Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Gëzimi i një fëmije që zbret nga një rrëshqitëse për herë të parë do të sjellë buzëqeshje në fytyrën tuaj

Fun
Kalo në kategori