Mikel Arteta i kundërpërgjigjet yllit të Bayernit pas deklaratës së tij nënçmuese ndaj Arsenalit

Pas fitores 3-1 të Arsenalit ndaj Bayern Munich, Joshua Kimmich bëri bujë me deklaratën se kjo ndeshje “nuk ishte vërtet për futboll” dhe se PSG ishte skuadra më e vështirë me të cilën kampionët gjermanë janë përballur këtë sezon.
Në një konferencë për shtyp, Mikel Arteta u pyet për këtë koment dhe nëse e kishte prekur në ndonjë mënyrë.
“Jo, por mendoj se mënyra se si të dyja skuadrat luajnë, mendoj se ndeshja që ata luajtën kundër PSG-së ishte shumë e ngjashme dhe mënyra si përdorin mbrojtësit e krahut”.
“Mënyra se si ne bëjmë atë që bëjmë, në aspektin e rotacioneve, krijon një lojë ku ka shumë pak sekuenca pasimesh, ndaj e di çfarë po thotë, kështu që është në rregull”.

“Është pjesë e lojës. Mendoj se loja provokohet nga mënyra si të dyja skuadrat luajnë, ndaj është plotësisht e kuptueshme”, ka deklaruar Arteta.
Arsenali po përgatitet për një ndeshje tejet të vështirë këtë vikend, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Chelseat në derbin e madh londinez.
Bayerni në anën tjetër do të jetë nikoqir i St.Paulit, me bavarezët që synojnë ta lënë pas krahëve disfatën e pësuar në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/


















































