LAJMI I FUNDIT:

Mike Ashley kërcënon Ligën Premier me veprim ligjor pas dështimit të blerjes nga investitorët e Arabisë Saudite

Mike Ashley kërcënon Ligën Premier me veprim ligjor pas dështimit të blerjes nga investitorët e Arabisë Saudite

Tifozët e Newcastle United menduan se do të kishin një verë mjaft emocionuese me blerje të emrave të mëdhenj, por Liga Premier nuk pranoi shitjen e klubit dhe tani drejtuesit po shikojnë mundësinë e një veprimi ligjor.

Në fillim të këtij viti, u hap lajmi se një konsorcium me bazë në Arabi Saudite ishte në bisedime për të blerë klubin në një marrëveshje prej 300 milionë funtesh.

Tifozët e klubit anglez shpejt filluan të ëndërrojnë të nënshkruanin me yje si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.


Zbulohen dy klubet e mëdha të Ligës Premier që kundërshtuan blerjen e Newcastle United nga miliarderët arabë
Lexo po ashtu Zbulohen dy klubet e mëdha të Ligës Premier që kundërshtuan blerjen e Newcastle United nga miliarderët arabë

Por, këto mbetet vetëm ëndrra pasi sot (e mërkurë) në mbrëmje, pronari i Newcastle, Mike Ashley konfirmoi se Liga Premier ka bllokuar zyrtarisht shitjen.

Dhe, ai nuk është më i kënaquri për këtë. Klubi lëshoi ​​një deklaratë të formuluar në lidhje më këtë temë.

“Newcastle United mund të konfirmojë që Liga Premier ka refuzuar një ofertë për blerjen e bërë nga PCP Capital Partners, Reuben Brothers dhe Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF) bazuar në testin e Pronarëve dhe Drejtorëve të tij”.

“Ky përfundim është arritur pavarësisht se klubi siguroi Ligën Premier me prova dërrmuese dhe mendime ligjore se PIF është e pavarur dhe autonome nga qeveria e Arabisë Saudite”.

“Klubi dhe pronarët e tij nuk pranojnë që shefi ekzekutiv i Ligës Premier, Richard Masters dhe Liga Premier kanë vepruar si duhet në lidhje me këtë çështje dhe do të shqyrtojnë të gjitha opsionet përkatëse në dispozicion të tyre”, thuhet në deklaratën e Newcastle.

Në sytë e Ashley dhe Newcastle , kjo nuk ka mbaruar. Në fakt, mund të jetë vetëm fillimi, pasi reporteri i Sky Sports, Keith Downie konfirmoi se ky është një mesazh i fortë për Ligën Premier – pasi që kërcënon veprimet ligjore.

“Newcastle United ka konfirmuar se Liga Premier ka refuzuar zyrtarisht marrjen e klubit nga Amanda Staveley të mbështetur nga Sauditët”.

“Mike Ashley, i cili aktualisht është në Tyneside, tani kuptohet se po shqyrton opsionet e tij ligjore”, shkroi Downie në profilin e tij në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori