LAJMI I FUNDIT:

Mijëra persona evakuohen pas përmbytjeve në jug të Francës

Mijëra persona evakuohen pas përmbytjeve në jug të Francës

Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin e 1,600 personave, shumica prej tyre që janë vendosur nëpër kampe, kanë njoftuar zyrtarët.

Ata po ashtu kanë njoftuar për zhdukjen e një burri gjerman 70 vjeçar, i cili ishte duke drejtuar fëmijët në njërin nga kampet.


Zonat më të prekura nga vërshimet janë, Gard, Ardèche dhe Drôme, raporton Evropa e Lirë.

Më shumë se 400 zjarrfikës, policia dhe helikopterët janë angazhuar në këtë pjesë.

Përmbytjet kanë ardhur pasi jugu i Francës dhe pjesa më e madhe e Evropës janë përballur me temperatura jashtëzakonisht të larta.

Ministria e Brendshme e Francës ka njoftuar përmes një deklarate se gjashtë departamente janë vënë në gjendje të jashtëzakonshme.

Foto: AFP