LAJMI I FUNDIT:

Mijëra gropa janë krijuar rreth brigjeve të Detit të Vdekur, i cili dalëngadalë po zhduket

Mijëra gropa janë krijuar rreth brigjeve të Detit të Vdekur, i cili dalëngadalë po zhduket

Një hapësirë spektakolare e ujit, e rrethuar nga shkëmbinj në lindje dhe perëndim, Deti i Vdekur ka humbur një të tretën e sipërfaqes së tij që nga viti 1960.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, uji blu “tërhiqet” rreth një metër çdo vit, duke lënë pas një peizazh të zbardhur nga kripa dhe të shpuar nga vrima të hapura.


Duke ecur përpara, “mund të jesh me fat që të kesh një kanal uji këtu, në të cilin njerëzit do të jenë në gjendje t’i fusin këmbët”, ankohet Alison Ron, një banore e Ein Gedi, e cila dikur punonte në banjë.

“Por do të ketë edhe më shumë gropa”.

Siç shkruajnë mediat e huaja më tej, vrimat – që janë me mijëra – mund të kalojnë 10 metra në thellësi dhe janë një “testament” për tkurrjen e detit.

Ittai Gavrieli i Institutit Gjeologjik të Izraelit tha për AFP se tani ka mijëra gropa rreth brigjeve të Detit të Vdekur, në Jordani, Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Ato pasqyrojnë politikën njerëzore që fjalë për fjalë ka shkatërruar rrjedhën e ujit në Detin e Vdekur. Si Izraeli ashtu edhe Jordania kanë devijuar ujërat e lumit Jordan për bujqësi dhe ujë të pijshëm. Kompanitë kimike kanë nxjerrë minerale nga uji i detit.

Dhe ndryshimet klimatike përshpejtojnë më tej avullimin.

Në Sodom, Izrael, në jugperëndim të Detit të Vdekur, temperatura më e lartë e vendit në mbi 70 vjet u regjistrua në korrik 2019 – 49.9 gradë Celsius. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori