LAJMI I FUNDIT:

Mihajlloski: Askush nuk mund t’i kundërvihet Gruevskit në OBRM-PDUKM (Video)

Mihajlloski: Askush nuk mund t’i kundërvihet Gruevskit në OBRM-PDUKM (Video)

Njëri nga inicuesit për reforma në OBRM-PDUKM, Aleksandar Mihajlloski, tha se reformat në parti refuzohen dhe se askush nuk mund t’i kundërvihet kryetarit Nikolla Gruevski. Ai foli edhe për 27 prillin në Kuvendin e Maqedonisë, ku tha se nuk është dashur t’i ndodh vendit një gjë e tillë, pasi sipas tij, ka shëmtuar shtetin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se partia udhëhiqet në mënyrë centralizuese dhe ka qenë rreptë e kontrolluar për çdo ditë, me qëllim që të lihet përshtypje se ajo është parti demokratike.

Mihajlloski tha se ata kanë mbështetje nga 90 për qind të anëtarësisë, por nga frika nuk mund të dalin publikisht./Telegrafi/