Ndryshimi i klimës është afër pikës së moskthimit. Sikurse e bën të qartë raporti më i fundit nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), edhe nëse emetimet e karbonit do të ndaleshin që nesër, ato që janë grumbulluar deri më tani në atmosferë janë të mjaftueshme për të shkatërruar shumë ekosisteme të planetit për dekadat e ardhshme.
Kjo është arsyeja pse samiti i ardhshëm i COP26, edhe pse shumë i nevojshëm për të promovuar zbutjen e ndryshimeve klimatike, është tërësisht i pamjaftueshëm për të adresuar agjendën po aq të rëndësishme me të cilën përballet njerëzimi: përshtatja ndaj ndryshimeve.
Teksa i nxehti ekstrem, rritja e niveleve të deteve dhe thatësira, po i bëjnë sipërfaqet e planetit të pabanueshme, miliona, në mos miliarda njerëz do të detyrohen përfundimisht të zhvendosen në terrene më të përshtatshme për mbijetesë.
Sfida më e vështirë që kemi përpara nuk është zvogëlimi i emetimeve, por zhvendosja e njerëzve. As IPCC dhe as ndonjë agjenci tjetër, nuk është aktualisht e autorizuar për ta adresuar këtë çështje themelore të gjeografisë njerëzore.
Në dekadat e pasluftës, modele relativisht të parashikueshme të migrimit ndodhën si brenda ashtu edhe midis rajoneve. Për shembull, numri i më i madh i emigrantëve që lëvizën brenda çdo rajoni është 23 milionë, dhe ata u zhvendosën përtej kufijve të ish republikave sovjetike.
Gjithsesi, në dekadat e ardhshme, bota do të duhet të përballet me disa zhbalancime demografike serioze. Mungesat e fuqisë punëtore në Amerikën e Veriut, Evropë dhe Azinë Veriore janë duke u bërë më të dukshme, dhe këto rajone do të kenë nevojë të hapin “rubinetet e emigracionit” në përputhje me rrethanat.
Dhjetëra miliona aziatikë të tjerë, mund të detyrohen të zhvendosen përgjithmonë në Euroazi, pasi disa pjesë të Azisë po bëhen të pabanueshme duke zhdukur mjetet e jetesës. Një numër i madh aziatikësh nga jugu dhe kinezësh, do të zhvendosen drejt veriut në territoret e gjëra të stepave të Rusisë Jugore dhe Kazakistanit, rajone që janë shumë të bollshme me tokë pjellore, dhe që janë gati të pabanuara nga njerëzit.
Disa nga këto lëvizje do të ishin të mundshme edhe pa ndryshimin e klimës, por ato janë bërë gati të sigurta për shkak të kësaj të fundit. Këtë shekull parashikohet të arrijë “kulmi i popullatës njerëzore”, e cila do të mbërrijë në gati 11 miliardë.
Nga ai moment e tutje, mbijetesa do të varet shumë nga rishpërndarja e njerëzve. Qeveritë kombëtare janë sovrane në lidhje me çështjet e migrimit. Por, reagimi ndaj sfidës së gjeografisë njerëzore kërkon më shumë sesa ndërhyrje në marrëveshjet dypalëshe të migrimit.
Ne duhet që ta kapërcejmë hendekun midis diskursit politik shumë të ndjeshëm rreth migrimit, dhe strategjisë kolektive të nevojshme për të strehuar njerëzimin.
Të flasësh më shumë për gjeografinë njerëzore sesa emigracionin, mund të jetë një mjet retorik i fuqishëm, sepse e vë theksin tek fakti se ndodhemi në të njëjtën varkë, dhe kjo gjë e zhvendos fokusin nga sovraniteti i ngushtë kombëtar në një administrim të gjerë në nivel planetar.
Në një botë me një klimë në ndryshim, ne kemi nevojë për një ndarje të re të punës midis kontinenteve. Amerika e Jugut dhe Afrika do të bëhen gjithnjë e më shumë rajone që do të prodhojnë emigrantë. Amerika e Veriut dhe Euroazia duhet të thithin më shumë njerëz, dhe t’i qarkullojnë ata nga SHBA-ja Jugore dhe Azia Jugore që kanë probleme me furnizimin me ujë në zonat e brendshme më pjellore.
Do të ketë pionierë klimatikë që do të ngrenë vendbanime të reja, në vende të tilla si Kanadaja dhe Rusia, për miliona emigrantët e ardhshëm. Ishujt e zhytur nën ujë të Paqësorittë Jugut do të duhet të braktisen për të shkuar në Australi dhe Zelandën e Re, të cilat në fakt do të bëhen protektoratet e tyre brenda një Oqeanie kolektive dhe jo tërësisht sovrane. Vendet e sotme me probleme ekonomike dhe të shpopulluara të Vishegradit, mund të shkrihen në një federatë më të madhe për të administruar më mirë pyjet e tyre jetike, bujqësinë dhe lumenjtë, në mënyrë që të përgatiten për rimbushjen demografike nga arabët dhe aziatikët.
Në një përmbysje të tendencave të sotme centrifugale, Ishujt Britanikë jo vetëm që do të thellojnë ndarjen e burimeve të tyre, por do të përfaqësojnë qendrat kryesore në një version të ringjallur të Lidhjes Hanseatike mesjetare të porteve tregtare, që lidh Çërçillin në Kanada me Aberdenin në Skoci, dhe Kirkenes në Norvegji.
Shumë studiues pyesin:po çfarë ka përtej sovranitetit? Në rast se jemi të mençur, përgjigja do të jetë “gjeografi e programueshme”: ripërshtatja e vendeve bazuar në ndryshimin e roleve të tyre në sistemin tonë global të lëngshëm.
Gjeografia e banueshme është burimi ynë më i çmuar tokësor, dhe ne duhet ta zgjedhim atë për ata që do të vijnë pas nesh. Përshtatja e sovranitetit me një realitet të ri, është ajo që i detyrohemi të ardhmes. /Burimi: “Financial Times”/Në shqip nga: Bota.al/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-10-780x439.png)
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë
![KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi-diaspora-e1739044983494-780x439.jpg)
KQZ: Përfundon votimi në 26 përfaqësi diplomatike, pjesëmarrja mbi 71%
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-33-780x439.jpg)
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë
Hamza dhe Haradinaj ia zgjasin dorën dhe i urojnë sukses njëri-tjetrit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti