Migrantët pranë kufirit të SHBA-së qepin gojën në formë proteste

Disa migrantë pa dokumente që përpiqeshin të arrinin në kufirin e SHBA-së qepën gojën të martën në një protestë ndaj refuzimit të qeverisë meksikane për t’i lejuar ata të hyjnë.
Fotot tronditëse të realizuara nga Reuters tregojnë emigrantët, kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, duke përdorur gjilpëra dhe fije plastike për ta qepur gojën në qytetin kufitar jugor të Meksikës, Tapachula.
Emigrantët, duke përfshirë disa që mbanin fëmijët e tyre, lanë një hapësirë të vogël në mënyrë që ata të mund të pinin lëngje.
Ata përdorën alkool për të fshirë gjakun nga qepjet, treguan fotot.
“Po e bëj për vajzën time”, tha Yorgelis Rivera nga Venezuela. “Ajo nuk ka ngrënë asgjë në orët e fundit dhe nuk shoh zgjidhje nga autoritetet”.
Ajo shtoi, “Ne jemi si të burgosur këtu”. /Telegrafi/














































