LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Kadri Veseli u gjet gjithmonë aty ku kërcitën topat

Kelmendi: Kadri Veseli u gjet gjithmonë aty ku kërcitën topat

Migjen Kelmendi, i cili iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se pyetja se “pse i është bashkuar Kadri Veselit”, është pyetje e tepërt.

Këtë bashkim Kelmendi e ka lidhur në veçanti me periudhën e luftës, kur ai në cilësi të gazetarit e kishte njohur publikun vendor e ndërkombëtar me fillet e luftës dhe aktivitetet luftarake të formacioneve të para të UÇK-së.


Kelmendi tha se në kohën kur vritej milici serb dhe në Kosovë thuhej se ‘e ka vrarë Serbia, sepse nuk ka shqiptar që mund të vrasë serbë’, doli UCK-ja e cila shembi shtetin e frikës të instaluar nga Milosheviqi dhe krijoi kontekstin e konfliktit, duke i hapur rrugë Rambujesë dhe bombardimeve të NATO-s, njofton Telegrafi.

“Kur kërcasin topat, gjithmonë disa ikin e disa mbesin. Kadri Veseli është njëri nga ata që kanë mbetur. Ai u gjet gjithmonë aty ku kërcitën topat, edhe në kohë lufte, edhe tani, kur kërkohen reforma, luftë kundër korrupsionit dhe një shtytje për rrumbullakësimin e shtet-formimit të Kosovës”, theksoi Kelmendi.

Migjen Kelmendi tha se PDK-ja po jep rezultate dhe po bën hapa konkretë në procesin e reformimit, duke reflektuar dhe pranuar gabimet e veta.

“Ne ende nuk e kemi kryer projektin shtetformues. PDK-ja siç diti t’i prijë themelimit të shtetit, ka vendosmërinë dhe largpamësinë edhe për ta përmbyllur projektin e shtet-formimit. Ajo ka kapacitet dhe kredibilitet për t’i prirë këtij procesi”, theksoi Kelmendi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori