Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, e ka quajtur qesharak vendimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi që prokurorët mos të detyrojnë gazetarët t’i tregojnë burimet.
Miftaraj në një intervistë për Ekonomia Online shtoi se në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve gazetarët detyrohen që t’i zbulojnë burimet e tyre në raste të jashtëzakonshme.
“Nga qytetarët mund të shihet si një vendim populist, i drejtë, i mirë, por për profesionistë është ndër vendimet më qesharake që mund të dëgjojë veshi i një juristi. Kjo është e rregulluar me Kushtetutë dhe ligj dhe një prokuror profesionist dhe polic që i kryen detyrat e tij në bazë të ligjit, duhet ta dijë që kjo është një kufizim një e drejtë e gazetarëve që nuk mund të shkelet nga askush”.
“Në bazë të Kushtetutës dhe ligjit gazetarët mund t’i zbulojnë burimet e tyre vetëm në raste të jashtëzakonshme kur kemi të bëjmë me shpëtimin dhe ruajtjen e që është e drejta për medien. Në Kosovë kjo nuk ka ndodhur asnjëherë dhe udhëzimet e tilla fatkeqësisht janë për të blerë një paqe me gazetarë me medie pas asaj që ndodhi në vikend. Në anën tjetër në bazë të Ligjit prokurori i shtetit është pritur të na informojë sepse në aspektin juridik nuk guxon t’i ndodhë një gabim i tillë një prokurori që ta dërgojë policinë në zyre e një medie të pavarur”.
Ai theksoi se kufizimi për t’i hetuar gazetarët për shkak të moszbulimit të informacionit është garanci ligjore që prokurori duhet ta dijë, duke shtuar se nëse nuk e di bën shkelje disiplinore.
“Kufizimi për t’i hetuar gazetarët që gazetaret të jenë subjekt i një procedure penale për shkak të mos zbulimit të informacionit është garanci ligjore dhe standard i Bashkimit Evropian për të drejtat dhe liritë e njeriut. A janë të informuar prokurorët. Thjesht është diçka që prokurori duhet ta dijë dhe nëse nuk e dinë bënë shkelje disiplinore dhe padyshim që kufizon të drejtat e njeriut të cilat mund të kenë pasoja”.
Sipas tij, ndërrimi i pushteteve i ka vënë në një presion të jashtëzakonshme prokurorët, të cilët që 20 vjet kanë qenë të kërcënuar nga vettingu.
“Fatkeqësisht ndërrimi i pushteteve që ka ndodhur në Kosovë i ka vënë në një presion të jashtëzakonshme prokurorët gjykatësit të cilët që 20 vjet kanë fjetur të kërcënuar nga ajo që pushteti do të ketë vetting sigurisht që tani më po mundohen të gjejnë rrugë të shpejta për t’i hyrë në qef pushtetit edhe pse Kushtetuta ua garanton pavarësinë e tyre. Dhe ky presioni për t’u dëshmuar para politikës marrin veprime të tilla të cilat fatkeqësisht e cenojnë parimet e mbrojtura me kushtetutë dhe ligj në Kosovë”.
Kryeprokurori i Shtetit ka lëshuar udhëzim detyrues për të gjithë prokurorët, ku detyrohen prokurorët që të shmangin ndërmarrjen e çfarëdo veprimi hetimor ndaj mediumeve apo gazetarëve, që në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarisë do t’i detyronte gazetarët apo profesionistet e tjerë të medies të zbulojnë burimet e informacionit.
Udhëzimi gjithashtu ua rikujton prokurorëve që, sipas ligjit, gazetarët nuk mund të ndiqen penalisht. Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga të gjithë prokurorët që ta njoftojnë para se të ndërmarrin ndonjë veprim hetimor ndaj gazetarëve apo profesionistëve të medies.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reshjet e borës dhe ngricat, ndihma e shpejtë në Shkup për 3 ditë ka pasur 254 intervenime
Moti i acartë në Shqipëri, Balluku: Vijon puna për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve
Përleshje me mjete të mprehta mes katër personave në Prishtinë – arrestohen dy prej tyre
Çfarë ndodh me trupin nën ndikimin e anestezisë, çfarë përbërje ka dhe pse i humbasim ndjenjat? Të gjitha i sqaron anesteziologu Gazmend Spahija
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Kosova mbulohet nga bora, meteorologu Rugova: Temperaturat në zonat malore pritet të ulen deri në -12°C
Ai e futi në shtëpi e i dha një punë, shoku e ekzekutoi! Detajet nga vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali
Xhavit Haliti tregon çfarë mesazhi interesant mori këto ditë nga një qytetar
Kurti në Pejë: Ne i vendosim vet rekordet dhe vet i thyejmë ato
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti flet për lidhjen me Xhenetën: Kam qenë shumë i lënduar, u kry çdo send
A lejohet që një grua të shkojë në klub nate? Ndizet debati në BBVK 3
Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother
U dyshua për vjedhje, gruaja paraqitet vetë në polici
Real Madridi e ka zgjedhur trajnerin që do ta zëvendësojë Ancelottin nëse shkarkohet
Ronaldo ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën, do të fitojë mbi gjysmë milioni euro në ditë