Kuvendi i Kosovës duhet ta ketë prioritet miratimin e Kodit Civil në sesionin vjeshtor, ka thënë për Ekonomia Online, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).
Se i njëjti do të sillet në Kuvend për miratimin e ka thënë shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Por me këtë rast, Miftaraj ka thënë se rëndësia e këtij Kodi është jetik për drejtësinë në Kosovë, e cila thotë se do t’i rregullonte shumë çështje.
“Kodi Civil do të duhej të ishte prioritet i prioriteteve jo vetëm për Kuvendin por për gjitha partitë politike por në të njëjtën kohë Qeveria do të duhej që kryeministri Kurti të lobonte që ky Kod të miratohej dhe të kalonte gjatë këtij viti kalendarik. Nuk po flasim për një kod ose iniciative ligjore të zakonshme, po flasim për një kodifikim të drejtësisë civile në Kosovë, e cila do të rregullonte çështje të cilat janë të shpërndara në një numër të madh të ligjeve të stërvjetëruara në drejtësinë civile në Kosovë”, ka thënë ai.
“Edhe për kundër faktit që po i kushtohet shumë rëndësi çështjet që në një farë forme është duke e penguar miratimin e Kodit Civil, ky kod duhet parë si një tërësi e normave juridike që do ta lehtësonte jetën e qytetarit, do ta lehtësonte punën e sistemit gjyqësor në Kosovë si dhe do të promovonte të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara me Kushtetutë. Unë besoj që përveç çështjet që kanë të bëjnë me unionin e martesave të gjinisë së njëjtë, janë edhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për Kosovën dhe të cilat duhet të miratohen dhe ky kod të kalojë sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh ai.
Miftaraj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e keqpërdor kodin civil për agjendë politike, teksa ka kërkuar nga shefi i Qeverisë që ta promovojë këtë Kod te partia e tij.
“Nuk besoj se është keqkuptuar sa është duke u keqpërdorur nga partia në pushtet për agjendë politike apo për një grusht votash. Besoj se të gjithë e dimë se një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, ajo e drejtë vetëm fuqizohet në praktikë. Besoj se deputetët dhe qytetarët e kuptojnë sesa është i rëndësishëm kodi civil. Pra po flasim për një ligj sistematik i cili e rregullon një fushë jashtëzakonisht shumë por në një farë mënyrë në publik partia në pushtet japin kahje tjetër dhe besoj që vetë kryeministri Kurti do duhej të promovonte idenë që ky Kod të miratohej”, ka deklaruar Miftaraj, për ekonomiaonline.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj kanë shpenzuar 629.738 MWh energji elektrike
Mariçiq: Deri në fund të muajit versioni përfundimtar i agjendës së reformës në KE
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre