LAJMI I FUNDIT:

Midis 60 dhe 80 për qind të popullsisë së BE-së janë infektuar së paku një herë me coronavirus

Midis 60 dhe 80 për qind të popullsisë së BE-së janë infektuar së paku një herë me coronavirus

Mes 60 dhe 80 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian deri më tani janë infektuar së paku një herë me COVID-19, sipas një vlerësimi të Komisionit Evropian për Shëndetësi.

“Vlerësohet se midis 60 dhe 80 për qind të popullsisë së BE-së të jetë infektuar me COVID-19”, tha sot Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, rastet e raportuar deri më tani janë rreth 30 për qind, por nëse shtohen edhe rastet e paraportuara, numri rritet në rreth 350 milionë banorë, ose rreth 77 për qind e popullatës së BE-së.


Pasi u qetësua gjendja me pandeminë e coronavirusit, Komisioni u bëri thirrje shteteve anëtare të inkurajojnë vaksinimin e personave deri më tani të pavaksinuar, veçanërisht të fëmijëve.

“Po hyjmë në një fazë të re të pandemisë, duke kaluar nga gjendja e jashtëzakonshme në menaxhimin më të qëndrueshëm të COVID-19. Megjithatë, ne duhet të jemi vigjilentë. Numri i të infektuarve mbetet i lartë në BE dhe shumë njerëz vazhdojnë të vdesin nga coronavirusi. Për më tepër, variante të reja mund të shfaqen dhe të përhapen me shpejtësi”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Theksojmë se në Kosovë deri më tani janë raportuar mbi 228 mijë raste me coronavirus ndërsa kanë vdekur 3138 persona.

Ndryshe, mbi 511 milionë njerëz janë infektuar me COBID-19 në botë gjersa kanë vdekur më shumë se 6.23 milionë pacientë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori