Microsoft po u jep punëtorëve të saj tre muaj pushim të paguar për t’u marrë me fëmijët e tyre për shkak të mbylljes së shkollave prej shpërthimit të Coronavirusit.
Kështu, prindërit që punojnë për Microsoft mund të zgjedhin se si dhe kur të përdorin lejen, qoftë kjo një shtrirje tre-mujore apo disa ditë në javë.
Kompania po e quan programin “Shkolla Pandemike e Paguar 12 javë dhe Pushimi i Kujdesit për Fëmijët”, e cila ka për qëllim t’u japë punëtorëve fleksibilitet më të madh dhe kohë pushimi, pasi ata përballen me mbyllje të zgjatura të shkollave ku studiojnë fëmijët e tyre, përcjell Telegrafi.
Coronavirusi ka detyruar shkollat në mbarë botën të mbyllen dhe UNESCO vlerëson se mbyllja e shkollave në 188 vende po ndikon në më shumë se 91 për qind të popullsisë në botë, me rreth 1.6 miliardë fëmijë dhe të rinj. Disa shtete amerikane kanë zgjatur mbylljen e shkollave dhe disa guvernatorë njoftojnë tashmë se shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për pjesën tjetër të vitit akademik. Kjo përfshin edhe Washingtonin, ku ndodhet selia e Microsoftit.
Lëvizja e Microsoft është një nga disa masat se si kompanitë teknologjike po i përshtaten izolimeve, pasi shumica e punonjësve të tyre punojnë nga distanca për shkak të pandemisë globale. Facebook njoftoi muajin e kaluar se do t’i jepte 1,000 dollarë secilit prej 45 mijë punëtorëve dhe do të vazhdojë t’i paguajë punëtorët e tij sipas kontratave, pavarësisht afateve të shkurtuara. Google dhe Twitter kanë thënë gjithashtu se do të vazhdojnë të paguajnë kontraktorët.
Por kompani të tjera të teknologjisë, si Amazon, janë kritikuar që ende mbajnë në punë punëtorët mes shpërthimit të virusit, veçanërisht ata në depo dhe objektet e shpërndarjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë