LAJMI I FUNDIT:

Microsoft Surface Pro 4 vjen në tetor!

Microsoft Surface Pro 4 vjen në tetor!

Më parë janë publikuar thashetheme se Microsoft Surface Pro 4 do të lansohet më herët se iPad Pro, përderisa pajisja e fundit pritet të del në treg gjatë shtatorit.

Ndërkohë sipas raporteve të reja thuhet se Microsoft Surface Pro 4 do të lansohet në tetor, bashkangjitur me sistemin operativ Windows 10.

Lajmi bëhet i ditur nga Digitimes, të cilët kanë deklaruar se informata vjen direkt nga linja e ofertës së kompanisë Microsoft.

Microsoft thuhet të lansojë dy versione të tabletit Surface Pro 4, njërin me ekran prej 14” dhe tjetrin me 12” madhësi të ekranit.
Të dy pajisjet do të kenë rezolucione prej 2160 me 1440 piksel. (Telegrafi)