LAJMI I FUNDIT:

Microsoft sjell përmirësime në Bing Maps

Microsoft sjell përmirësime në Bing Maps

Microsoft ka njoftuar se i ka përditësuar hartat e saj në motorin e kërkimit Bing - Maps, dhe shërbimi i hartave në Bing tanimë vjen me disa veçori të reja dhe gjithashtu një numër të mirë të përmirësimeve.

Përmirësimet kryesore të Bing Maps sjellin ndryshime në pamjen e softuerit të hartës, të cilat përfshijnë ikonat e lokalizuara të vendeve të njohura, ikonat e rrugëve tranzite, dhe jo vetëm kaq.

"Sot, ne jemi të kënaqur që mund të ju njoftojmë se Bing Maps vjen me dizajn dhe stil të përmirësuar, për ta rritur estetikën dhe përdorshmërinë e shërbimit" thuhet në njoftimin e Microsoft.

Të gjitha risitë brenda Bing Maps janë të dizajnuara për ta bërë shërbimin më të lehtë për përdoruesit dhe hartat më të lehta për tu lexuar. / Telegrafi /