Microsoft shfaq logon e re të Edge, nuk duket më e ngjashme me atë të Internet Explorer

Microsoft po rifreskon logon për shfletuesin e tyre të bazuar në Chromium Edge.Gjigandi i softuerit fillimisht zbuloi ikonën e Edge më shumë se katër vjet më parë dhe është e logjikshme të thuhet se ishte një logo që ndiqte të kaluarën, përkatësisht Internet Explorer. Logoja e re e Microsoft u zbulua si pjesë e një mini-loje të re të fshehur brenda versioneve të fundit Canary të Edge. Duket si një valë dhe përfshin një stil të ngjashëm të dizajnit, rrjedhshëm me ikonat e tjera të shërbimeve Office të kompanisë.Logoja gjithashtu tregon shkronjën ‘e’, por nuk duket më e ngjashme me Internet Explorer. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































