Mickoski: Me referendumin e ardhshëm Zaevi dëshiron ta nënçmojë Maqedoninë
Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski realizoi takim me qytetarët dhe anëtarët e Komitetit komunal të OBRM-PDUKM-së Dellçevë. Në takim Mickoski foli për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike si dhe për dëmin që vjen nga marrëveshja me Greqinë.
Ai theksoi se Dellçeva është qytet i cili fuqishëm ndjen pasojat nga haosi që e krijon qeverisja aktuale, si në planin ekonomik ashtu edhe në planin politik.
“Të fundit jemi në reforma, të fundit jemi edhe në ekonomi. Bujqit, dje isha në Berovë, sot isha ishë Pehçevë, më herët kemi qenë edhe në rajonin e Strumicës, Manastirit, Prilepit, Kërçovës, Shtipit, gjithëkund e njëjta këngë, nuk ka njeri i cili është i kënaqur, nuk ka njeri i cili thotë bënë mirë dhe se më mirë jetohet, atë që e premtuan asgjë nuk realizuan, nuk ka blerje të garantuar, nuk ka çmim të garantuar, nuk ka naftë të gjelbër. Gjithkund e njëjta histori, ankth dhe mjerim”, thotë Mickoski.
Mickoski para qytetarëve të Dellçevës foli edhe për, marrëveshjen siç e quan ai, kapitulluese me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të thonë se e mbrojtëm gjuhën dhe kombësinë. Nuk është e saktë. As gjuhën e mbrojtën, as kombësinë. Para disa ditësh e dëgjuan Tsiprasin, Kotziasin dhe Kammenosin që thonë se këto janë sllovenë dhe flasin gjuhë sllovene dhe ne këtë e pranuam. Nga ana e jonë nuk i vërejtëm nga këto “trimat”, këto “revolucionar” asnjë demant se kjo nuk është kështu. Përkundrazi heshtje, dhe e dimë mirë se çdo të thotë heshtja. Heshtja do të thotë miratim”, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Kryetari i OBRM-PDUKM*së tha se marrëveshja kapitulluese është dokument ku Maqedonia nënçmohet, dokument ku humbet emri, ndryshohet Kushtetuta, humbet identiteti, ndërsa euro-integrimet e Maqedonisë mund të bllokohen secilin moment.Sipas Mickoskit, Zaev me çdo kusht dëshiron ta mbajë kolltukun e tij, ndërsa jeta që e vërtetoi asnjëherë nuk erdh.
Mickoski nga Dellçeva u përgjigj në deklaratën e Zaevit se referendumi më 30 shtator do të jetë i njëjtë si ai i vitit 1991, duke theksuar se këto dy referendumi janë krejtësisht të ndryshëm.
“E dëgjojmë sot Zoran Zaevit si thotë se referendumi i 30 shtatorit paska qenë njëlloj i rëndësishëm si ai i 8 shtatorit 1991, edhe një gënjeshtër, edhe në manipulim. Ka dallim të madh, nëse në vitin 1991 ai referendum e solli pavarësinë, me emër të shtetit Maqedoni, me Kushtetutë ku shkruhet identiteti maqedonas, sot në këtë 30 shtator do të kemi referendum për ndryshimin e emrit, ndryshimin e Kushtetutës dhe identitetit”, tha Mickoski duke shtuar se në këtë referendum kemi në tryezë dokument ku anulohet referendumi i mbajtur më 8 shtator të vitit 1991./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite