Mickoski kryeministri i 13-të që nga pavarësia, kabineti i ri me 4 ministri më shumë

Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13 që nga pavarësia e vendit. Pas rezultatit zgjedhor të 8 majit, kreu i OBRM-PDUKM-së zgjodhi si partnerë qeverisës koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM. Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë nga ajo aktuale. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 ministra, nga të cilët 20 me resor. Qeveria “Mickoski” do të ketë 5 zëvendëskryeministra, një prej tyre zëvendëskryeministër i parë. OBRM-PDUKM-ja do të drejtojë me 15 dikastere, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it.
Mickoski një ditë më parë në ekspozenë e ti tha se fokusi i Qeverisë së re të jetë ekonomia dhe zhvillimi, pasi shumë kohë dhe energji është shpenzuar për tema të imagjinuara dhe çështje etnike. Ai u shpreh se informacionet që i ka marrë tregojnë se gjendja në shtet nuk është aspak e mirë.
“Është koha, vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për çdo qytetar! Secili nga ju, maqedonas, shqiptar, turk, serb, rom, vlleh, boshnjak dhe të gjithë të tjerët, bëri gjithçka për atdheun. Ajo që e mësojmë për gjendjen në shtet, tregon se ajo është baras me vdekjen klinike në shumë fusha të rëndësishme, e shkatërruar deri në masë të madhe, pasi institucionet janë para rrënimit të plotë dhe mosfunksionimit që nuk mbahet mend. Për këtë publiku do të njoftohet dhe nuk kam për qëllim që për gjendjen e rëndë të arsyetohem ose të ankohemi, por vendosmërisht do të përgjigjemi, sepse kjo gjeneratë nuk ka opsion mossuksesin”, deklaroi Hristijan Mickoski, kandidat për kryeministër.
Me votimin e Qeverisë së re, partnerët e derisotëm qeverisës, LSDM dhe BDI-ja shkojnë në opozitë. Partia e Ahmetit ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, herë me OBRM-PDUKM-në e herë me LSDM-në, që nga viti 2002. Ndërsa që nga pavarësia e vendit më shumë mandate si kryeministër ka pasur ish kryeministri azilant në Hungari, Nikolla Gruevski, i cili që nga viti 2006 deri në vitin 2016, 4 herë ka formuar Qeverinë.
MINISTRAT E OBRM-PDUKM-së
1. Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes
2. Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë
3. Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme
4. Aleksandar Nikollovski, ministër i Transportit- zv.kryeministër
5. Ivan Stoillkoviq, ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive -zv.kryeministër
6. Gordana Dimitrieska Koçovska, ministre e Financave
7.Sanja Bozhinovska, ministre e Energjetikës
8. Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë
9. Vesna Janevska, ministre e Arsimit dhe Shkencës
10. Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale
11. Zoran Lutkov, ministër i Kulturës dhe Turizmit
12. Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Dixhital
13. Borko Ristovski, ministër për Sport
14. Lupço Dimovski, zv.kryeministër për Sistem Politik
15. Shaban Saliu, ministër pa resor, për zbatimin e dekadës së romëve
MINISTRAT E KOALICIONIT “VLEN”
1.Izet Mexhiti, Zv.kryeministër i parë, Ministër i Ekologjisë
2. Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë
3. Besar Durmishi, ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë
4. Fatmir Limani, ministër i Ekonomisë dhe Punës.
5.Arben Fetai, zv.kryeministër për Qeverisje të Mirë
6.Orhan Murtezani, ministër i Eurointegrimeve
MINISTRAT E LËVIZJES “ZNAM”
1. Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë
2. Goran Minçev, ministër i Administratës
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa