Mickoski: Jam i gatshëm të bëjë marrëveshje me opozitën, qeveria teknike le të shfuqizohet pas zgjedhjeve të ardhshme

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i gatshëm që të bëjë marrëveshje me opozitën që qeveria teknike të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato, por me kusht që pas tyre e njëjta të shfuqizohet.
“Tani nuk mund të fitoj në vend të tyre! Ja në zgjedhjet e ardhshme sërish le të ketë qeveri teknike. Nëse kemi zgjedhje të rregullta në vitin 2028, unë do të jap dorëheqje në janar të vitit 2028, nuk është problem, vetëm le të merremi vesh që në zgjedhjet e ardhshme mos të ketë qeveri teknike.
Ata le të urdhërojnë, le të organizohen dhe le të fitojnë, dhe më pas, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë. Tani çfarë më tepër të bëjmë për opozitën, më shpjegoni. Vërtet nuk e di çfarë të bëj më tepër. Tani nuk mund të fitoj në vend të tyre! Kjo është…”, tha Mickoski.
Dje kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi tha se qeveria teknike mund të shfuqizohet edhe me 61 vota të deputetëve, mirëpo është mirë që kjo të bëhet me konsensus.
Dje poashtu reagoi edhe kryetari LSDM-së, Venko Filipçe i cili kërkoi konsensus lidhur me shfuqizimin e qeverisë teknike.
"Shoqëria përsëri nuk është e pjekur për shfuqizimin e Qeverisë Teknike. Nëse u miratua me konsensus, le të shfuqizohet me konsensus", tha Filipçe.
Shfuqizimi i qeverisë teknike është diskutuar edhe në takimin e liderëve, mirëpo nuk është arritur ndonjë marrëveshje konkrete./Telegrafi/




















































