LAJMI I FUNDIT:

Michelle Dockery ia beson dukjen Nensi Dojakës për premierën e serialit “Anatomy of a Scandal”

Michelle Dockery ia beson dukjen Nensi Dojakës për premierën e serialit “Anatomy of a Scandal”

Michelle Dockery shfaqi këmbët e gjata teksa ecte në tapetin e kuq në premierën botërore të serialit të Netflix, “Anatomy of a Scandal” në kinemanë Curzon Mayfair në Londër të enjten.

Aktorja e cila luan Kate Woodcroft në shfaqje, kishte veshur një fustan elegant të zi deri në dysheme, me një detaj të çarë deri në kofshë.


Fustanet me detaje të tilla prerjesh tashmë janë bërë sinonim i kreatores shqiptare Nensi Dojaka, e cila është edhe emri që qëndron prapa dukjes mahnitëse.

Fustani jepte një vështrim në mes të saj përmes prerjeve dhe materialit të tejdukshëm në pjesën e përparme, ndërsa veshja kishte një dekolte të zhytur dhe një shpinë të hapur.

Kendall Jenner vishet me krijimin e shqiptares Nensi Dojaka
Lexo po ashtu Kendall Jenner vishet me krijimin e shqiptares Nensi Dojaka

Ylli ishte pajisur me byzylykë ari në të dy kyçet e dorës dhe kishte vendosur vath për të nxjerrë në pah tiparet e bukura të fytyrës.

40-vjeçarja veshi një palë këpucë të zeza me taka të larta me rripa për t’i shtuar disa centimetra shtatit të saj teksa pozonte në këtë ngjarje.

Të gjitha lajmet nga Nensi Dojaka
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Nensi Dojaka

Grimi i saj ishte i realizuar bukur, ndërsa flokët i kishte kapur në një topuz të çrregullt duke lënë një fije të lëshuar mbrapa. /Telegrafi/