Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.

Takimi mes Kurtit e Michel ka nisur, dhe i njëjti po mbahet në objektin e Qeverisë së Kosovës.


Në konferencën për media, Michel përmendi  çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se për këtë proces vendosin vendet e BE-së, derisa i bëri thirrje Kosovës që të bashkohet në nismat rajonale.

“Kemi folur edhe për liberalizimin e vizave, kam dëgjuar argumentet me kujdes. E dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin një nga një në këtë çështje. Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet regjionale, dhe të implementoj të gjitha agjendat për një treg të përbashkët regjional”, tha Michel. /Telegrafi/

287181549 586926679415986 3672106980381320487 n

287584893 555033969467460 3679514863725700849 n

287600115 351289027148400 3813049229226660599 n