LAJMI I FUNDIT:

Mi lojërash – për adhuruesit e lojërave që ju djersiten duart

Mi lojërash – për adhuruesit e lojërave që ju djersiten duart

Specialisti i pajisjeve elektronike Marsback ka prezantuar një mi lojërash që mund të ketë shumë përkrahës, veçanërisht në kohën e nxehtë të verës.

Zephyr Pro është i pajisur me një ventilator të integruar, i cili duhet të parandalojë duart të djersiten dhe të sigurojë një përvojë të këndshme të lojërave gjatë verës.


Lojtarët profesionistë e dinë: Duart e djersitura rezultojnë në rezultate të dobëta në lojë.

Prodhuesi premton se kjo nuk duhet të ndodhë me Zephyr Pro të ajrosur.

Miu i lojrave ka dy butona në pjesën e përparme dhe dy në anën e djathtë të tij dhe sensori optik skanon sipërfaqen me një saktësi prej 16,000 dpi.

Sipas golem.de, ventilatori, falë pozicionimit të tij, duhet të jetë shumë i qetë dhe të gjenerojë më pak dridhje.

Zephyr Pro është në dispozicion në të bardhë ose të zezë. Në faqen e internetit të prodhuesit, miu kushton 60 euro plus tetë euro për transport. /Telegrafi/