LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Ripërdorimi i mjeteve buxhetore nga Ministria e Shëndetësisë për Komunën e Ilindenit për rindërtimin e ambulancës

Mexhiti: Ripërdorimi i mjeteve buxhetore nga Ministria e Shëndetësisë për Komunën e Ilindenit për rindërtimin e ambulancës

Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Fatmir Mexhiti dhe kryetari i Komunës së Ilindenit, Aleksandar Georgievski, kanë lidhur marrëveshje për transferimin e mjeteve nga Ministria në Komunë për rindërtimin e Klinikës së Ambulancës “Ilinden” në ISHP Shtëpia e Shëndetit Shkup.

Bëhet fjalë për investim në vlerë prej 16 milionë denarë, nga të cilët 8 milionë denarë janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 8 milionë denarë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Mexhiti theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës së ambulancës në Ilinden, punëtorët do të kenë kushte më bashkëkohore të punës, ndërsa pacientët do të kenë shërbim shëndetësor më cilësor.


“Dua të theksoj se në periudhën e kaluar kemi investuar dhe kemi bërë ndryshime pozitive në shëndetësinë publike. Krahas forcimit infrastrukturor, ne po investojmë si kurrë më parë në blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, edukimin dhe motivimin e personelit shëndetësor, si dhe në blerjen e ilaçeve të reja. Edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojmë pa u lodhur me të njëjtin ritëm, me synimin e vetëm që punëtorët shëndetësorë dhe pacientët të jenë të kënaqur. Në fund i shpreh mirënjohje Qeverisë për vendimin që mjetet buxhetore të transferohen tek institucionet që do të drejtohen për realizimin e 66 projekteve në shumicën e komunave në mbarë vendin”, tha Mexhiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Lajme
E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Kronikë e Zezë
Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë,

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Politikë
Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Lajme
Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

Siguri
Kalo në kategori