Në Komunën e Çairit pritet të realizohet një projekt i rëndësishëm për arsimin, ku do të ndërtohen dy shkolla të reja.
Njëra do të jetë një objekt i ri për shkollën ekzistuese “Idnina” për fëmijët me nevoja të veçanta, dhe tjetra do të jetë një shkollë fillore e re me kapacitet për 1000 nxënës. Ky projekt, i cili pritet të nisë së shpejti, është shpallur nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti në një intervistë për Radio Shkupin.
“Ky projekt është një bashkëpunim i Fondacionit Albiz, USAID, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komunës së Çairit. Në të njëjtën hapësirë ku gjendet shkolla ‘Idnina’ do të ndërtohet një shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta, duke siguruar kushte moderne dhe standarde evropiane për arsimimin e tyre. Aty ka hapësirë rreth 14 mijë metër katrorë. Pjesa tjetër e hapësirës do të shfrytëzohet për ndërtimin e një shkolle fillore të re. Kjo është një nevojë urgjente, pasi shkolla ekzistuese “Penko”, që ndodhet në afërsi, është e stërngarkuar me nxënës. Plani është që shkollat të funksionojnë në një turn, gjë që do të ndihmojë në zbutjen e presionit të madh në shkolla dhe do të ofrojë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor” tha Mexhiti.
Mexhiti theksoi se ky projekt ka kaluar të gjitha fazat e miratimit, duke përfshirë miratimin e planit urbanistik nga Komuna dhe drita jeshile e MASH-it, si dhe mbështetje nga donatorët si Albiz, Eftinija Impex dhe USAID.
Hapi i fundit që mbetet është të transferohen nxënësit e shkollës “Idnina” në një objekt tjetër përkohësisht, për t’u liruar hapësira dhe për të mundësuar nisjen e ndërtimit të dy shkollave të reja.
Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e arsimit në komunën e Çairit dhe do të ofrojë mundësi më të mira për zhvillimin e fëmijëve dhe nxënësve të tjerë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës