LAJMI I FUNDIT:

Mexhiti: Komuna e Çairit nuk ka dorë në vendosjen e monumenteve

Mexhiti: Komuna e Çairit nuk ka dorë në vendosjen e monumenteve

Nga Komuna Qendër dyshuan se përmendoret shqiptare të vendosura në sheshin e Shkupit, mund të jenë vendosura nga Komuna e Çairit. Për këtë arsye, kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski thotë se ka angazhuar inspektorët që të hetojnë të gjtha këto veprime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga Komuna e Çairit kanë mohuar të kenë dorë në këtë punë. Kryetari i komunës, Izet Mexhiti ka thënë se ka qenë i angazhuar si nënkryetar i BDI-së, por në asnjë moment Komuna e Çairit nuk ka qenë e përfshirë.


Ministrja e Pushtetit Lokal Shiret Elezi, thotë se ligjërisht kontratën e kanë të nënshkruar Komuna Qendër me ekzekutuesit, faktikisht me firmën italiane përderisa pastaj ato vijojnë procedurën dhe do të jenë në kompetencë të Qytetit të Shkupit. /Telegrafi/