LAJMI I FUNDIT:

Mewing është truku më i popullarizuar i bukurisë aktualisht – ndryshon formën e fytyrës pa operacion

Mewing është truku më i popullarizuar i bukurisë aktualisht – ndryshon formën e fytyrës pa operacion

Mewing ka mbi 3.9 miliardë shikime në TikTok dhe ato vazhdojnë të rriten

Mewing, i njohur edhe si ortotropia, është një ushtrim gjatë të cilit gjuha vendoset në qiellzë me qëllim që të ndikojë në pozicionin e dhëmbëve, formën e fytyrës dhe të ndryshojë vijën e nofullës.


Një numër TikTokerësh pretendojnë se i ka ndihmuar ata të transformojnë plotësisht fytyrat e tyre, duke postuar foto dhe video para dhe pas, dhe duke treguar nofullat e tyre të saposkalitura.

Çdokush mund të praktikojë Mewing pa shumë probleme, gjë që e bën atë kaq tërheqës dhe popullor, megjithatë, shumë mjekë, ortodontë dhe skeptikë të tjerë besojnë se Mewing është një humbje kohe, transmeton Telegrafi.

Është interesante që Mewing në fakt ka një sfond ortodontik dhe është përdorur me të vërtetë gjatë historisë për t’u fokusuar në qëndrimin e nofullës. Është projektuar nga ortodonti John Mew, të cilit i detyrohet edhe emrin dhe qëllimi kryesor i tij ishte të ndikonte në ndryshimet në nofullën tek fëmijët dhe të rriturit pa operacion.

Si bëhet saktësisht Mewing?

Teknika bazohet në ngritjen e gjuhës deri në qiellzë për të reduktuar pamjen e një mjekre të dyfishtë dhe fiziologjia themelore është mjaft e thjeshtë. Gjegjësisht, dyshemeja e zgavrës së gojës përbëhet nga disa muskuj, duke përfshirë muskulin mylohyoid, i cili ndihmon në gëlltitje dhe të folur. Duke e ngritur gjuhën në qiellzë, ne e kontraktojmë këtë muskul dhe e ngremë dyshemenë e gojës, e cila, kur shikohet nga jashtë, me të vërtetë e përmirëson dukshëm pamjen e vijës së nofullës.

Edhe pse çdo TikToker ka këshillat e veta, të gjithë bien dakord se është e nevojshme të mbahen buzët dhe dhëmbët sa më shumë të jetë e mundur, të ngrihet gjuha në qiell, të mbahet pozicioni për disa sekonda dhe të përsëritet ushtrimi sa më shpesh të jetë e mundur gjatë.

 #oralposture ♬ original sound – Kari

A funksionon vërtet Mewing?

Shumica e ekspertëve pajtohen që Mewing nuk jep rezultate të qëndrueshme, dhe së bashku me këtë qëndrim vijnë paralajmërimet se mund të shkaktojë dhimbje në nofulla, si dhe të lëvizë dhëmbët dhe të shkaktojë probleme me pickimin nëse nuk kryhet siç duhet.

Ata gjithashtu pajtohen që një konsultë me një dentist është gjithmonë e mirëpritur nëse duam të ndryshojmë diçka në lidhje me nofullën tonë, por gjithashtu se Mewing është një truk i mirë kur bëjmë foto që mund të përmirësojë pamjen në një çast.

Pra, ne mund të kemi zbuluar kolektivisht trukun për t’u dukur më mirë në foto, por kur bëhet fjalë për rezultate të përhershme, procedurat estetike, për fat të keq, janë ende zgjidhja e vetme efektive. /Telegrafi/