LAJMI I FUNDIT:

LDK: Me metoda të nëntokës e montazha po shpifet kundër Vjosa Osmanit

LDK: Me metoda të nëntokës e montazha po shpifet kundër Vjosa Osmanit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e hedh poshtë montazhën dhe shpifjen e radhës nga oponentë politikë dhe mediat e tyre, kundër kandidates tonë për kryeministre Vjosa Osmani.

Në vazhdën e panikut që i ka kapluar nga humbja në zgjedhje, kur fitorja e LDK-së dhe Vjosa Osmanit po afrohet në zgjedhjet e 6 tetorit, ata po bëjnë montazha të tilla dhe po i publikojnë në mediat e tyre.

LDK e bën të qartë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të denoncuar shpifje të tilla për publikimin e montazhës se kinse Vjosa Osmani paska folur me dikë në rrjete sociale, thuhet në komunikatën e LDK-së.


I njoftojmë qytetarët e Kosovës se përmbajtja e kësaj bisede është montuar dhe e falsifikuar.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, nënkryetarët Agim Veliu e Lutfi Haziri, ju bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të mos bien pre e dezinformatave të nëntokës, të cilët po i numërojnë orët e fundit në pushtet. Kryetari dhe nënkryetarët e LDK-së i garantojnë të gjithë qytetarët e Kosovës se kandidatja Vjosa Osmani e ka mbështetjen e plotë dhe të parezervë të të gjitha strukturave dhe anëtarëve të partisë.

Me ketë mbështetje kandidatja jonë do të fitojë bindshëm më 6 tetor për të vendosur një praktikë të re qeverisëse, e jo praktika të tilla, si kjo e sotmja, që ishte me metoda të ndyra.

I rikujtojmë qytetarët se ky lajm vjen një ditë pasi ata morën një goditje nga Ambasada Amerikane dhe vendet e Quint-it që thanë se nuk kanë preferencë për zgjedhjet e 6 tetorit, por mbështesin vullnetin e qytetarëve.

Përkitazi me rastin e sotëm LDK-ja do të dorëzojë ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara, në Polici dhe Prokurori.

LDK përkrahë mediat dhe fjalën e lirë, por i kundërshton praktikat kur mediat përdorin metoda abuzive, montazha dhe shpifje, sikur kjo e sotmja kundër Vjosa Osmanit.

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori