Standardi i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e vendit, dhe vendimtar për hapjen ose jo të negociatave me BE-në. Kështu u shpreh kreu i LSI-së Ilir Meta, në konventën zgjedhore të strukturës së kësaj partie për Tiranën.
“Rezultati i 18 qershorit është vendimtar, kemi sfida të tjera para se të flasim për rezultatin e LSI më 18 qershor. Është jetik për të ardhmen e vendin tonë, dhe për realizimin e të gjitha atyre angazhimeve të nevojshme. Rezultati i Shqipërisë më 18 qershor, pra standardi i zgjedhjeve dhe legjitimiteti i tyre është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e Shqipërisë pas 18 qershorit, sepse rezultati i zgjedhjeve lidhur me standardin e tyre, më 18 qershor është vendimtar për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE, standard i panegociueshëm për të ardhmen e Shqipërisë në BE. Ndaj duhet të kujdesemi më shumë sot për rezultatin që zgjedhjet e vendit tonë do të marrin më 18 qershor. Sepse është i rëndësishëm për legjitimitetin e gjithë institucioneve ligjvënëse dhe qeverisëse në Shqipëri pas 18 qershorit, sepse standardi i këtyre zgjedhjeve është shumë i rëndësishëm për të ecur në zbatimin me sukses dhe besueshmëri të reformës në drejtësi, që është mjaft jetike për Shqipërinë e dekadave që vijnë”, deklaroi Meta.
Ai i kërkoi përfaqësuesit të LSI në komisionin e reformës zgjedhore Luan Rama, që të shfyrtëzohet koha shtyrja me një muaj e afatit të këtij komisioni për të plotësuar në maksimumi rekomandimet e OSBE/ODIHR, për të rritur besimin e qytetarëve se vota e tyre do të jetë e lirë.
Është detyra jonë që në këtë situatë të bëjmë të mundur ecjen e reformës në drejtësi, tha Meta, duke shtuar se mungesë e konsensusit për reformën, do të thoshte ngecie e negociatave. Ai foli dhe për konfliktet politike:
“Kemi kaq shumë energji që i shterojmë në mënyrë armiqësore ndaj njëri-tjetrit, aq sa dhe përfaqësuesja e politikës së jashtme kishte deklaruar se konflikti politik është një sport majft popullor në Shqipëri. Në fakt, besoj se është i urryer në Shqipëri, po popullor në qarqe të ngushta, pasi shohim që qytetarët shqiptarë janë tolerant me njëri-tjetrin, ndryshe nga fillimi i viteve ’90, dhe prapë vazhdojmë e flasim sikur të ishim në ato vite me një retorikë mjaft armiqësore, dhe mjaft përjashtuese, me një retorikë që helmon çdo ditë mjedisin publik, besimin tek institucionet, besimin tek njëri-tjetri dhe në fakt mosbesimin te zgjedhjet. Më shumë se çështje e kodit, është çështje e mosbesimit dhe mungesës së kulturës politike për të pranuar zgjedhjet e lira dhe rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht nëse i fiton apo humbet ato”, tha Meta./tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025