Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, me anë të një ceremonie solemne, çmoi sot me Titullin“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarin e shquar të diasporës sonë kombëtare dhe atdhetarin nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu.
Kreu i shtetit gjatë kësaj ceremonie ka akuzuar drejtpërdrejt Serbinë se po synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale duke bërë thirrje për të ndalur shpopullimin e trojeve shqiptare.
“Ky vlerësim i lartë, ju bë me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për veprimtarinë frymëzuese, nxitëse, mobilizuese dhe përkrahëse, në mbrojtje të lirive e të drejtave themelore individuale dhe kolektive të shqiptarëve në Luginën e Preshevës në përgjithësi, dhe në Medvegjë, në veçanti. Me mirënjohje për investimet largpamëse në favor të zhvillimit ekonomik, social dhe punësimit të shqiptarëve dhe komunitetit, si rrugë për të ndalur shpopullimin e trojeve amtare si dhe për të nxitur normalizimin e jetës dhe bashkëjetesës ndëretnike. Për mbështetjen e fuqishme të aktiviteteve kulturore dhe artistike të shqiptarëve, që dëshmojnë gjurmët e hershme të autoktonisë së tyre në viset ku ata banojnë, kudo në Republikën e Serbisë”, ka thënë Meta.
Ndër të tjera në fjalën e tij përshëndetëse para familjarëve, deputetëve, diplomatëve, ish-ministrave, intelektualëve dhe personaliteteve të pranishme, Kreu i Shtetit e cilësoi z. Saliu një figurë emblematike të diasporës sonë.
“Zoti Saliu përfaqëson një prirje të kahmotshme të kësaj diaspore: lidhjen me trojet amtare, kontributin dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në ndihmë të saj. Muharrem Salihu është një sipërmarrës i klasit të parë në Itali, në një rajon si Veneto, me standarde të larta menaxheriale. Para dy vitesh, ndërmarrja e tij ishte ndër 10 më të mirat, midis më shumë se 1 milion sipërmarrjeve. Salihu jeton prej shumë vitesh në Itali me familjen e tij dhe fare mirë mund t’i ishte përkushtuar përditshmërisë së tij në Venecia. Njëkohësisht mund të kishte marrë prej kohësh edhe shtetësinë italiane. Mirëpo jo: Muharremi është i lidhur në mënyrë të përhershme me rrënjët, me fshatin i tij Tupallë, pjesë e komunës së Medvegjës, në Luginën e Preshevës, në Republikën e Serbisë. Ky kthim tek rrënjët, kjo jetë mes Venecias dhe Medvegjës, ka prodhuar rezultate të shkëlqyera në dobi të komunitetit të tij por edhe të çështjes shqiptare.
Muharremi ka financuar kërkimin, studimin e valleve, e kostumeve popullore të Medvegjës dhe ka realizuar konferenca shkencore për trashëgiminë kulturore.
Ky kontribut është një trashëgimi, që ne të dëshmojmë botërisht gjurmët e ekzistencës sonë të hershme kombëtare në Medvegjë, komunën e njohur të Luginës së Preshevës, që sot po mpaket dhe po tkurret, por Muharremi nuk dëshiron ta lejojë këtë. Dhe Muharremi na ka bërë thirrje dhe ne që t’i bashkohemi kësaj ndërmarrje të tij kombëtare. Prej vitesh ai lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb, në kufijtë ekstremë të ekzistencës sonë si shqiptarë, kufij që janë rrudhur vazhdimisht në dy shekujt e fundit. Është i ashtuquajturi proces i pasivizimit të adresave. Prej vitesh ai flet me ne, me autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës për këtë problem, flet me personalitete në Veneto dhe Itali, me Kongresin Amerikan, me Parlamentin Europian”, deklaroi Meta.
Gjithashtu ai theksoi se nëse ne nuk shkojmë të shohim ato vende të mrekullueshme, Banjën e Sijarinës, një mrekulli natyrore, Medvegjën e gjeneral Veli Dedit, Tupallën e akademikut Idriz Ajeti, nuk do të kuptojmë dot Muharremin, rrënjët e Muharremit, rrënjët tona, gjakun tonë.
“Unë e kam bërë këtë udhëtim dhe e kam kuptuar Muharremin. Kam kuptuar pse Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale.
Duke udhëtuar në Medvegjë, kam kuptuar se pse Muharremi ka vendosur të investojë në një fabrikë atje. Kjo fabrikë jo vetëm mundëson qëndrimin e familjeve shqiptare, por ndihmon edhe bashkëjetesën ndëretnike atje.
Kam kuptuar pse ai ka financuar një muze, një amfiteatër për shfaqje kulturore në shqip, afër lagjes së vet, afër varreve të të parëve, afër shtëpive, që janë shtyllat e ngulura përjetësisht të ekzistencës sonë si komb në ato vise. Shembulli i tij vlen për të gjithë si ai që duan të kthehen!
Ky nderim sot për Muharremin, është nderim edhe për të gjithë ata si Muharremi, që kanë vendosur të qëndrojnë, të rezistojnë, të mos braktisin vatrat e të parëve.
Faleminderit Muharrem, që na bën krenarë me veprën tënde sot!
Dikush që nuk e kishte bërë udhëtimin, për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e tij kombëtar, e quante atë metaforikisht: Don Kishot ose I Fundmi i Mohikanëve.
Muharremi nuk është as Don Kishot dhe as i Fundmi i Mohikanëve. Ai është njëlloj rilindasi modern që na ka ndërgjegjësuar ne, përfaqësuesve të autoriteteve shqiptare për dramën e bashkëvendasve të vet. Me vonesë, por ja ka arritur.
Faleminderit që na ke zgjuar nga gjumi ynë i retorikës patriotike, por bosh brenda, deri tani! Më vjen mirë që diçka po bëjnë dy ministritë tona të jashtme sot edhe falë nxitjes së Muharremit. Inkurajoj krijimin e Këshillit Politik dhe vendosjen e tij në Medvegjë simbolikisht, për të ndalur hemoragjinë e mëtejshme tonë kombëtare atje”, deklaroi Meta.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Magjia e Vermoshit nën vellon e dëborës, Rama: Shijoni Alpet edhe gjatë dimrit
Përplasjet për doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”, tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre
OBRM-PDUKM: Qeveria do të ndërmerr masa për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Nga sot shoferët duhet t’i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Ish e dashura i shkon në shtëpi dhe e sulmon fizikisht, prishtinasi e raporton në polici
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët