Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar përmes një deklaratë për mediat, lidhur me ato që ai i quan si akuzat dhe gënjeshtrat e kreut t PD-së Lulzim Basha, ku së fundmi ai është shprehur se ka mbështetur Presidencën në vitet e fundit.
Me tone të ashpra, Ilir Meta tregon se gjatë kohës kur ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha iu lut më lot në sy dhe iu ul në gjunjë që të anulonte zgjedhjet dhe ty shtynte ato, pasi sipas tij nuk mund të përmbante popullin opozitar në protestën e parashikuar për në 8 qershor.
“Jam këtu në respekt të qytetarëve dhe demokratëve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla për të dhënë disa sqarime. Lulzim Basha në daljet publike të radhës, pas shpikjes së Trekëndëshit të Bermudës është shprehur se ai i ka ofruar mbështetje presidentit në këto vitet e fundit. Do të bëj publike disa fakte se kjo është një gënjeshtër e madhe. Sa më shumë afrohej 30 qershori, aq më shumë rritej tensioni mes dy palëve. Kjo situatë u shoqëruar me protesta. Për fat të keq protestues dhe efektivë u lënduan.
Kjo e tensionoi klimën. Më 2 qershor, opozita mbajti protestën e 7, ku paralajmëroi një protestë finale më 8 qershor. Gjuha e urrejtjes e përdorur nga kreu i opozitës tregon se Shqipëria po shkonte drejt përshkallëzimit të tensionit social, duke rrezikuar sigurinë dhe paqen në vend. Në ditët që i paraprinë kësaj protestë që do të bëhej hataja, presidenti siguroi informacione se do të kishte dhunë ndaj institucioneve.
Më 6 qershor ndodhesha për vizitë në Gjermani. Në të njëjtën kohë erdhi edhe Basha në Gjermani dhe iu lut presidentit me lot në sy, në prani të personave të tjerë që të anulonte protestën e 8 qershorit dhe po kështu të shtynte edhe zgjedhjet. Kjo sepse sipas Bashës, protesta që vetë kishte organizuar më 8 qershor do të degradonte në dhunë dhe se ai nuk e komandonte dot popullin opozitar.
I trembur dhe i panikosur për përgjegjësit e tij përballë popullit opozitar të cilin në sa e sa raste e gënjente duke i premtuar rrëzimin e qeverisë, si dhe i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore për dhunën, Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit që të shtynte zgjedhjet në 30 qershor. Këtë sipas, Lulzim Bashës, presidenti duhet të bënte nga Gjermania. Sapo mbërrita në Shqipëri u njoha me situatën e fundit dhe përshkallëzimin e mundshëm. Pak minuta para nisjes së protestës bëra të njohur dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve”, deklaroi Meta./A2
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Faturat e energjisë elektrike në RMV, kërkohet që çdo muaj të lexohen njehsorët

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

PD bën bashkë çamët dhe grekët, 26 parti zyrtarizojnë koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit - a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës