LAJMI I FUNDIT:

Meta: 11 Tetori propagandë për të larguar vëmendjen nga negociatat

Meta: 11 Tetori propagandë për të larguar vëmendjen nga negociatat

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur se data 11 tetori po propagandohet nga qeveria për të hequr vëmendjen nga 18 tetori, kur pritet të merret përgjigja për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një konferencë për media që po zhvillohet në ambientet e Presidencës, Meta u shpreh se rëndësi parësore për vendin kanë negociatat me BE-në dhe jo data 11 tetor, kur është lajmëruar nga ekspertët e Komisionit të Venecias për paraqitjen e një raporti përfundimtar në funksion të opinionit të kërkuar për ligjshmërinë e vendimit të kreut të shtetit për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.


“11 tetori është një datë e rëndësishme jo për mua sepse Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje, dhe çdo përpjekje për të sajuar një datë propagandistike është një shmangie nga një datë më e rëndësishme që është 18 Tetori. Unë ftoj sidomos mediat që të mos merren me propagandën e 11 tetorit sepse Presidenti është gati të shkojë edhe në Komisionin e Venecias, por të merren me 18 tetorin. Zakonisht ata që ngelin në klasë, nuk meritojnë t’i bëjnë pushimet e gjata në verë, ndërkohë që unë kam qenë i gatshëm edhe në verë t’i ndërprisja dhe ju i keni dëgjuar dhe parë thirrjet e mija për zgjidhjen e kësaj situate”, tha Meta duke nënkuptuar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike të vendit, njofton lapsial.

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori