LAJMI I FUNDIT:

Mesut Ozil pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Mesut Ozil pensionohet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Mesfushori me tipare sulmuese, Mesut Ozil ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli profesionist në moshën 34-vjeçare.

Ish-mesfushori i Real Madridit dhe Arsenalit ka zyrtarizuar përfundimin e karrierës së tij pas një periudhe të shkurtër me Istanbul Basaksehir, të cilit iu bashkua vetëm në korrik. Ozil ishte transferuar në Turqi me Fenerbahcen pak më shumë se dy vjet më parë pas ndërprerjes së kontratës së tij me Arsenalin.

Ozil ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Twitter për të konfirmuar vendimin e tij në një deklaratë, teksa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë ata që ka punuar dhe luajtur për shumë vite.


“Përshëndetje të gjithëve, Pas shqyrtimit të menduar, po njoftoj tërheqjen time të menjëhershme nga futbolli profesionist”.

“Unë kam pasur privilegjin të jem një futbollist profesionist për gati 17 vjet dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për mundësinë. Por, javët dhe muajt e fundit, pasi kam pësuar edhe disa dëmtime, është bërë gjithnjë e më e qartë se është koha për largohen nga skena e madhe e futbollit”.

“Ka qenë një udhëtim i mahnitshëm i mbushur me momente dhe emocione të paharrueshme. Dua të falënderoj klubet e mia – Schalke 04, Werder Bremen, Real Madrid, Arsenal, Fenerbahce, Basaksehir dhe trajnerët që më mbështetën, plus shokët e skuadrës që janë bërë miq”.

“Falënderimet e veçanta duhet të shkojnë për anëtarët e familjes dhe miqtë e mi më të ngushtë. Ata kanë qenë pjesë e rrugëtimit tim që nga dita e parë dhe më kanë dhënë shumë dashuri dhe mbështetje, në kohët e mira dhe të këqija. Faleminderit të gjithë fansave të mi që më kanë treguar kaq shumë dashuri pa marrë parasysh rrethanat dhe pavarësisht se cilin klub përfaqësoja”.

“Tani po pres me padurim gjithçka që kam përpara me gruan time të bukur, Amine, dhe dy vajzat e mia të bukura, Eda dhe Ela – por të jeni të sigurt që do të dëgjoni herë pas here nga unë në rrjetet sociale, kanalet mediatike. Shihemi së shpejti, Mesut!”, ka shkruar Ozil në postimin e tij.

Vlen të theksohet se Ozil ka disa vite që është pensionuar nga futbolli ndërkombëtar, ku ka mbrojtur ngjyrat e Kombëtares së Gjermanisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në

Duket e vështirë që Salah të kalojë te Barcelona - por kështu do të dukej një formacion me egjiptianin në "Camp Nou"

La Liga
Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare

Ligat tjera
Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

Mediumi i njohur spanjoll shkruan se Salah i është afruar Barcelonës si lojtar i lirë për afatin kalimtar të verës

La Liga
Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Gjiganti anglez e ka seriozisht për Eduardo Camavingan - në verë oferta zyrtare

Premier League
Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

Propozohet një datë kur mund të zhvillohet ndeshja Barcelona-Osasuna

La Liga
Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Nga humbja e peshës te golat: Lukaku po e shkruan historinë e tij në Napoli

Serie A
Kalo në kategori