LAJMI I FUNDIT:

Mesut Ozil futet në politikë, bëhet pjesë e partisë së Erdoganit

Mesut Ozil futet në politikë, bëhet pjesë e partisë së Erdoganit

Ish-futbollisti i njohur Mesut Ozil, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë, ka hyrë në politikën turke duke u bërë një vendimmarrës i lartë në partinë në pushtet të vendit. 

Ozil iu bashkua Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në një kongres në Ankara të dielën, gjatë të cilit presidenti Recep Tayyip Erdogan u rizgjodh në krye të partisë për herë të nëntë. 

Futbollisti gjermano-turk prej disa vitesh ka një marrëdhënie të ngushtë me Erdoganin, teksa në vitin 2019, presidenti mori pjesë në dasmën e Ozilit me ish-Miss Turqinë.


Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer si futbollist, ai luajti për Real Madridin, Arsenalin dhe Fenerbahcen, mes klubeve të tjera, duke fituar titullin e La Ligës dhe katër trofe në Angli. 

Ai pati 92 paraqitje për kombëtaren gjermane, duke fituar Kupën e Botës në 2014 dhe duke fituar pesë herë çmimin si lojtari më i mirë i kombëtares gjermane. 

Megjithatë, marrëdhënia e tij me kombëtaren u përkeqësua pas Kupës së Botës 2018, kur Ozil u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar, duke pretenduar se mediat gjermane dhe kombëtarja, e kanë diskriminuar atë në baza racore. 

“Unë jam gjerman kur fitojmë, emigrant kur humbim”, kishte thënë Ozil në atë kohë. 

Ky episodi kishte ndodhur disa javë pasi Ozil dhe Ilkay Gundogan i Manchester Cityt, një tjetër lojtar gjerman me origjinë turke, u kritikuan në Gjermani pasi u fotografuan në një takim me Erdogan. 

Që atëherë, Ozil ka bërë një sërë ndërhyrjesh në çështjet politike dhe të të drejtave të njeriut. 

Ai dënoi publikisht shtypjen e Kinës ndaj myslimanëve ujgurë në vitin 2019, gjë që zemëroi autoritetet kineze. Klubi i atëhershëm i Ozilit, Arsenali, u distancua nga fjalët e tij. 

Ozil gjithashtu ka folur shpesh në mbështetje të të drejtave palestineze dhe kundër abuzimeve izraelite. 

36-vjeçari nuk është futbollisti i parë që i bashkohet radhëve të AKP-së, pasi edhe ish-mbrojtësi i Aston Villas, Alpay Ozalan, është anëtar i parlamentit të Turqisë që nga viti 2018./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Courtois zbulon pse Real Madridi u eliminua nga Arsenali, shkak një lojtar

Liga e Kampionëve
Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Rashford i vendosur për t'u bashkuar me gjigantin evropian në verë

Premier League

"Pa të në fushë Man Utd do të luftonte për mbijetesë" - Rio Ferdinand tregon lojtarin më të rëndësishëm të Djajve të Kuq

Premier League
Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

Klopp drejt rikthimit të madh, favorit për ta zëvendësuar Ancelottin te Reali

La Liga
Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Harry Kane kritikon bashkëlojtarët e Bayern Munichut pas gabimit 'kriminal' në humbjen ndaj Interit

Liga e Kampionëve
Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Vinicius Junior premton rikthim të fuqishëm të Realit, por edhe uron Arsenalin për kualifikimin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori