LAJMI I FUNDIT:

Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Messi sugjerohet si pasues i Xavit te Barcelona

Me Xavi Hernandezin që ka njoftuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, tashmë ka pasur shumë spekulime se kush do të jetë pasuesi i tij në Camp Nou.

Të tillë si Hansi Flick, Imanol Alguacil dhe Thiago Motta janë lidhur të gjithë me këtë pozicion, megjithëse për momentin, nuk ka gjasa të ketë shumë lëvizje pasi Barcelona synon të marrë kohën e saj për të zgjedhur kandidatin perfekt.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar ekspertët të zgjedhin të preferuarat e tyre për këtë punë.


Ish-lojtari, tani analisti Danny Murphy sigurisht që ka sugjerimin më befasues, pasi ai beson se Lionel Messi duhet të kthehet në klub në verë për t’u bërë menaxheri i tyre i ardhshëm.

Joan Laporta kontakton ish-trajnerin për ta bërë zëvendësues të Xavit
Lexo po ashtu Joan Laporta kontakton ish-trajnerin për ta bërë zëvendësues të Xavit

“Unë do t’ia jepja Messit, tifozët janë në përkrahje menjëherë. Çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Ai u vendos në këtë tokë për të bërë gjëra të mahnitshme. Nuk do të ndalet në menaxhim”, ka thënë Murprhy për TalkSPORT.

Është shumë e sigurt të thuhet se Messi nuk do të jetë një kandidat për të pasuar Xavin pasi ai pothuajse me siguri do të qëndrojë në Inter Miami për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Megjithatë, nëse argjentinasi bëhet menaxher pas fundit të karrierës së tij, nuk ka dyshim se ai mund të përfundojë si trajner i Barcelonës një ditë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Nuk ndalet Ratcliffe, zbulohet plani i radhës për ta fuqizuar Manchester Unitedin

Premier League
Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Guardiola u vu re me gërvishtje në kokë pas debaklit nga Real Madridit

Liga e Kampionëve
Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Si një legjendë e FC Basel - mesfushori Taulant Xhaka i jep fund karrierës në verë, me një ëndërr të parealizuar

Ligat tjera
Kalo në kategori