LAJMI I FUNDIT:

Messi i shkruan Agueros në WhatsApp: Mos iu bashko Realit!

Messi i shkruan Agueros në WhatsApp: Mos iu bashko Realit!

Real Madridi e dëshiron transferimin e sulmuesit argjentinas të Manchester Cityt, Sergio Aguero, por thuhet se ka ndërhyrë bashkëkombësi i tij, Lionel Messi, i cili i ka thënë të mos bashkohet me Mbretërit.

Sulmi i Real Madridit i përbërë nga Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema i njohur me shkurtesën ‘BBC’ nuk po bind këtë sezon, pasi kanë shënuar shumë pak gola për dallim nga sezonet e kaluara.

Një problem tjetër i sulmit të Mbretërve është edhe lëndimi i shpesh i lojtarëve dhe kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të vihen pas një sulmuesi të ri me emër të madh në Evropë.


Aguero pyetet për kontratën e tij me Cityn, por nuk e di kohëzgjatjen e saj
Lexo po ashtu Aguero pyetet për kontratën e tij me Cityn, por nuk e di kohëzgjatjen e saj

Presidenti i Madridit, Florentino Perez, thuhet se ka identifikuar sulmuesin e Manchester Cityt, Aguero si një shtesë perfekte për sulmin e skuadrës.

Messi dhe Aguero janë shokë të mirë që nga fëmijëria (Getty Images)

Perez beson se është në gjendje të bindë argjentinasin për t’u bashkuar me Los Blancos nëse Pep Guardiola nënshkruan me Alexis Sanchezin nga Arsenali.

Por, thuhet se Mbretërit kanë hasur në një problem jo të vogël dhe ai është kundërshtari i tyre i madh, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi.

ISIS me kërcënim të ri për Kupën e Botës - Messi i vdekur, Neymar në gjunjë duke qarë (Foto)
Lexo po ashtu ISIS me kërcënim të ri për Kupën e Botës - Messi i vdekur, Neymar në gjunjë duke qarë (Foto)

Sipas Diario Gol, Messi ka këshilluar bashkatdhetarin e tij Aguero që të mos i bashkohet Real Madridit vitin e ardhshëm.

Messi thuhet se i ka shkruar mesazhe Agueros në rrjetin social WhatsApp dhe i ka thënë mikut të tij të mirë argjentinas se ai është më mirë të qëndrojë në Manchester, për shkak të rënies së fundit të Madridit në formë dhe City duket një ekip i madh konkurrues nën drejtimin e Pep Guardiolas. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori