LAJMI I FUNDIT:

“Messi është i nivelit të lartë, por Maradona është nga një tjetër planet” – Cannavaro zgjedh më të mirin e tij

“Messi është i nivelit të lartë, por Maradona është nga një tjetër planet” – Cannavaro zgjedh më të mirin e tij

Fabio Cannavaro ka thënë se Lionel Messi është i një niveli të lartë, por Diego Maradona është nga një tjetër planet.

Debati se cili nga Amerika Jurgore mund të jetë më i miri i të gjitha kohërave nuk ka përfunduar dhe shumë lojtarë kanë mendime të ndryshme.

Ish-reprezentuesi i i Italisë ka thënë se ai kishte fatin që të luante kundër të dy lojtarëve, mirëpo Maradona është më i miri.


“E respektoj shumë Messin”, ka thënë Cannavaro për Sky Sport. “Për gjeneratën e re, ai është njëri ndër më të mirët”.

“Por, Maradona ishte ndryshe, pasi edhe futbolli ndryshonte. Atë e shqelmuan shumë kundërshtarët, por e mbante kontrollin dhe vazhdonte të driblonte”.

“Messi është një lojtar i nivelit të lartë, mirëpo Maradona është nga një tjetër planet. Unë asnjëherë nuk e krahasoj atë me lojtarët e tjerë. Unë asnjëherë nuk e kam parë  Pelen, por e kam shikuar Maradonan, për shtatë vite i kam parë çdo ndeshje që ka bërë”, ka shtuar më tej ai.

Messi cilësohet si lojtari më i mirë në histori të këtij sporti, derisa disa të tjerë e fusin në debat edhe Cristiano Ronaldon, që për më shumë se një dekadë e kanë udhëhequr futbollin së bashku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Usyk paralajmëron pensionimin nga boksi

Boks
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Liverpooli lëshon fitoren nga dora përballë Evertonit

Premier League
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Kalo në kategori