Messi është i katërti në historinë e futbollit për më shumë gola të shënuar nga goditjet e lira

Ylli argjentinas, Lionel Messi, vazhdoi shkëlqimin në vitin 2026 në MLS me fanellën e Inter Miamit. Gjatë natës, ai ishte heroi i Inter Miamit në ndeshjen jashtë fushe kundër Orlandos.
Ekipi nga Florida festoi pas një kthese të madhe me rezultatin 4:2, me Messin që shënoi dy herë dhe ishte lojtari kryesor i mbrëmjes.
Një nga dy golat e shënuar nga Messi erdhi nga goditjet e dënimit.
Siç njoftoi Fabrizio Romano, Messi është në vendin e katërt në historinë e futbollit për sa i përket numrit të golave të shënuar nga goditjet e lira.
Messi ka shënuar 70 gola nga goditjet e lira në karrierën e tij.
Tre brazilianë janë përpara argjentinasit. I treti është Juninho me 72 gola nga goditjet e dënimit, i dyti është Roberto Dinamita me 75, ndërsa i pari është Marcelino Carioca me 78.
Messit i duhen edhe nëntë gola deri në fund të karrierës nga gjuajtja e lirë që të bëhet lojtari me më së shumti gola në histori të futbollit nga goditjet e lira. /Telegrafi/
















































