Papa Francescku tha se Pele është më i mirë se Messi dhe Maradona, deklarata e tij nuk pritet mirë në Argjentinë
Si çdo argjentinas tjetër, edhe Papa Françesku është një fans i madh i futbollit dhe tani në një intervistë për një media italiane ka folur edhe një herë për këtë sport, që nuk është hera e parë në karrierën e tij.
Papa Françesku nuk e ka fshehur asnjëherë se është një adhurues i madh i futbollit dhe klubi i tij i preferuar nga fëmijëria është San Lorenzo.
Si njeri që ndjek futbollin, në një intervistë në emisionin TG1, ai është pyetur se kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
Në atë debat, argjentinasit japin dy futbollistë të mëdhenj që shumëkush i konsideron si më të mëdhenjtë, Lionel Messi dhe Diego Maradona, por Papa Françesku donte t’i shtonte një emër tjetër. Sigurisht, është legjenda braziliane Pele, i cili u largua nga kjo botë në fund të vitit të kaluar.
?VIDEO: Pope Francis received in #Mauritius a jersey of his favorite football team @SanLorenzo. A gesture of affection from the youth. #PopeinAfrica pic.twitter.com/wk6T3Ni9E6
— ACI Africa (@aciafricanews) September 9, 2019
I pyetur për të zgjedhur mes Messit dhe Maradonës, Papa vendosi të shtojë një tjetër emër në listën e futbollistëve më të mëdhenj.
“Unë do të shtoja të tretin, Pele. Këta janë tre futbollistë që ndoqa dhe të gjithë janë të mrekullueshëm, secili me specialitetet e veta”.
“Messi është shumë i mirë për momentin. Maradona si njeri i dështuar, i varfër, ai rrëshqiti dhe njerëzit rreth tij nuk e ndihmuan. Jeta e tij përfundoi keq dhe u takuam vitin e parë që u bëra papë. Ai erdhi të më takonte”, tha Papa dhe më pas vazhdoi:
Pope Francis: “?? Messi or Maradona? I choose ?? Pele. Maradona as a player was great, but he failed as a man.
Messi, in turn, is very correct, a gentleman. But, For me, of these three, the great gentleman is Pelé. A man with a heart and a very great humanity.” pic.twitter.com/I9PujPnpjt
— Football Talk (@FootballTalkHQ) November 3, 2023
“Messi është shumë korrekt dhe një zotëri, por mes të treve, zotëria më i madh është Pele. Ai është një njeri me zemër shumë të madhe. Unë fola me të, u ulëm në aeroplan në Buenos Aires dhe ai është një burrë. të njerëzimit të madh”, përfundoi Papa.
Megjithatë në Argjentinë nuk është pritur mirë aspak deklarata e Papa Francescos, duke marrë parasysh rivalitetin e madh që kanë argjentinasit me brazilianët.
Shumë komente në rrjetet sociale kanë qenë kundër Papa Francescos, pasi për argjentinasit Messi dhe Maradona janë dy futbollistët më të mëdhenj që njeh historia e futbollit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos