LAJMI I FUNDIT:

Mësoni vendbanimet me më shumë të infektuar në Tetovë dhe rrethinë

Mësoni vendbanimet me më shumë të infektuar në Tetovë dhe rrethinë

Sot Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës mbajti mbledhjen e 13-të me radhë, ku nga organet kompetente shëndetësore dhe të sigurisë shqyrtuan gjendjen me përhapjen e pandemisë.

Nga Komuna e Tetovës informojnë se numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 mbetet 176. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 80 persona kurse 16 kanë ndërruar jetë.

Sipas komunave ky numër është si vijon:


-Komuna e Tetovës 84 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Bogovinës 47 (6 kanë ndërruar jetë)
-Komuna e Tearcës 18
-Komuna e Bërvenicës 15 (1 ka ndërruar jetë)
-Komuna e Jegunovcës 5, dhe
-Komuna e Zhelinës 7 të infektuar (3 persona kanë ndërruar jetë)

Dje janë realizuar gjithsej 21 testime, nga të cilat 18 janë testime kontrolluese kurse 3 janë qytetarë që kanë pasur kontakte me persona të infektuar dhe fatmirësisht të gjithë kanë rezultuar negativ ndaj Covid-19.

Poashtu gjatë javës së kaluar ka pasur tendencë në rritje të numrave të të infektuarve me Covid-19, por janë regjistruar edhe 11 persona të shëruar.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informoi se gjatë fundjavës janë evidentuar 17 raste të mosrespektimit të orës policore, dhe ndaj këtyre personave është inicuar procedurë penale.
Në izolim me vendim në komunën e Tetovës janë gjithsej 7 persona, në vetizolim 242, kurse në karantinë shtetërore në Kodrën e Diellit gjenden 116 persona”.

SPB Tetovë informoi se gjatë këtyre ditëve janë shqiptuar 52 kallëzime për mosmbajtje të maskave mbrojtëse nga ana e qytetarëve.

“Njoftojmë qytetarët se ka filluar edhe procesi i testimit të stafit të çerdheve në komunën e Tetovës, si parapërgatitje për hapjen e tyre. Paralelisht me këtë shërbimet komunale kanë filluar me dezinfektimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme në objektet e çerdheve në Komunën e Tetovës”.

“Të dhënat flasin se rastet e reja të infektimit me COVID-19 janë kryesisht nga kontaktet me persona të infektuar, andaj edhe njëherë apelojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm, duke ruajtur distancën fizike dhe duke mbajtur maska mbrojtëse. Është shumë e rëndësishme të reduktohen edhe vizitat shtëpiake apo qëndrimi në ambiente të mbyllura i më shumë personave për një kohë më të gjatë, pasiqë pikërisht ky veprim është identifikuar si mënyra me e rrezikshme e infektimit edhe nga autoritetet ndërkombëtare të shëndetësisë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ata informojnë se komuna me datë 13.05.2020 ka dërguar në qeveri kërkesën për heqjen e ndalesës për transport të organizuar në rajonin e komunës së Tetovës, por një vendim i tillë akoma nuk është miratuar nga Komisioni për sëmundje infektive, dhe presim që kjo të ndodhë ditët në vijim.

“Në kornizat e masave lehtësuese që kanë të bëjnë me rifillimin e punës së kapaciteteve hotelierike dhe gastronomike në vend, bëjmë thirrje që kjo paralelisht të bëhet me kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve si dhe respektim të masave dhe protokolleve të caktuara nga ana e bizneseve apo veprimtarive të ndryshme në komunën e Tetovës dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e komunës./Telegrafi/