LAJMI I FUNDIT:

Tashmë dihet data dhe ora se kur Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët e grupit në Euro 2024

Tashmë dihet data dhe ora se kur Shqipëria do t’i mësojë kundërshtarët e grupit në Euro 2024

Shqipëria e ka siguruar sot pjesëmarrjen në Euro 2024 që zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm në Gjermani.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho siguruan biletën e tyre pa u luajtur ndeshja e fundit në fazën në grupe dhe tashmë presin të mësojnë se cilët do të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë turne madhor.

Këta emra do të mësohen shumë shpejt, pasi shorti i EURO 2024 sa i përket turneut final, do të hidhet më datë 2 dhjetor.


UEFA organizon ceremoninë në atë datë në orën 18:00 në Hamburg, ku do të mësohet rrugëtimi i secilës skuadrës që është kualifikuar në këtë turne, por edhe atyre që nuk kanë siguruar ende pjesëmarrjen pasi në mars luajnë në play-off.

Shorti do të hidhet me 3 vende të lëna bosh për skuadrat e play-off, të cilat do t’i bashkohen turneut zyrtarisht vetëm pasi të kenë luajtur ndeshjet në mars.

SHQIPËRIA NË EURO 2024 - Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, festa shqiptare fillon
Lexo po ashtu SHQIPËRIA NË EURO 2024 - Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, festa shqiptare fillon

E vetmja skuadër që ka grupin e caktuar është Gjermania, e cila pa short do të shkojë në grupin A në pozicionin e parë, në mënyrë që të luajë ndeshjen hapëse të turneut më 14 qershor 2024. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori