Mësohen edhe dhjetë emra të tjerë para zbulimit të fituesit të Topit të Artë 2023

France Football ka vazhduar me zbulimin e renditjeve të lojtarëve për Topin e Artë.
Ndërsa u zbuluan 15 emrat e parë, tashmë janë mësuar edhe dhjetë emra të tjerë para se të zbulohet fituesi.
Edhe pse shumë media ndërkombëtare raportojnë se Lionel Messi është fituesi, duhet të presim deri në zbardhjen e listës së plotë të pesë emrave të fundit.
Renditje befasuese për Jude Bellingham në listën për Topin e Artë gjersa zbulohen 15 lojtarët e parë

Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Yassine Bounou, Ilkay Gudogan dhe Emiliano Martinez kanë përfunduar nga pozita 11 deri në atë 15-të.
Ndërsa nga pozita pesë deri në atë dhjetë kanë përfunduar emra si Luka Modric, Bernardo Silva, Victor Osimhen, Julian Alvarez, Vinicius Junior, Rodri.
Më poshtë mund të shikoni listën e plotë. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































