LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt që duan të martohen, duhet të kenë mjekër të gjatë (Foto)

Meshkujt që duan të martohen, duhet të kenë mjekër të gjatë (Foto)
Closeup of a man beard and mustache over gray background.Perfect beard; Shutterstock ID 333636833

Hulumtuesit në Universitetin e Queenslandit, kanë ardhur në përfundimin se meshkujt që duan të kenë një lidhje serioze, duhet të kenë mjekër të gjatë.

Studiuesit e kanë bërë një hulumtim, ku fytyrën e një burri e kanë paraqitur të rruar pastër, pastaj me mjekër të parruar dhe të rritur pak, si dhe në rastin e tretë ku mjekra ishte e lëshuar gjatë, transmeton Telegrafi.

Closeup portrait of smiling unrecognizable bearde man. He's facing the camera and smiling with perfect set of teeth. Wearing light blue smart casual shirt. Shot oer gray background.


Duke shfaqur këtë imazh, janë pyetur shumë femra se cili do t’ju pëlqente për lidhje të shkurtër, lidhje të përkohshme, si dhe martesë që zgjatë përgjithmonë.

Shumica dërmuese e pyeturave e kanë zgjedhur burrin me mjekër të gjatë, si njeriun me të cilin do të kalojnë jetën.

“Të pasurit e mjekrës tregon fortësinë mashkullore dhe mundësinë e ofrimit të të gjitha të mirave, që do t’i kërkonte një femër”, shkruan në Zhurnalin e Biologjisë Evolutive. /Telegrafi/