Mesfushori i Sampdorias, Mikkel Damsgaard, po shkëlqen këtë sezon, ku ka tërhequr vëmendjen e klubeve si Tottenham dhe Juventus.

Mesfushori danez u bashkua me Sampdorian nga Nordsjaelland në një shumë prej 6 milionë euro verën e kaluar.


La Gazzetta dello Sport, vlera e tij është trefishuar dhe klubi italian nuk do të futet në bisedime pa 20 milionë euro në tavolinë.

Sipas Tuttosport, Tottenhami i Jose Mouhrinhos  po e monitorojnë 20-vjeçarin i cili mund të luajë në mesfushë por edhe si anësor i majtë.

Mourinho e ka kërkuar lojtarin te Spurs për sezonin e ardhshëm, por duket se do të këtë konkurrencën e Juventusit.

Damsgaard ka dy gola dhe katër asistime në 20 paraqitje në Serie A deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

telegrafi sport app