LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi që Mbretëresha Elizabeth ia dërgoi kuzhinierit pasi gjeti një kërmill të ngordhur në pjatën e saj

Mesazhi që Mbretëresha Elizabeth ia dërgoi kuzhinierit pasi gjeti një kërmill të ngordhur në pjatën e saj

Kuzhinierët në pallatet mbretërore duhet të jenë të bëjnë më të mirën e mundshme që me gatimet e tyre t’i bëjnë përshtypje Mbretëreshës.

Dhe nëse ndonjë pjatë nuk është në standard, ata mund të rrezikojnë të marrin një shënim nga Madhëria e saj duke shprehur pakënaqësinë e saj – me humorin e saj anglez, shkruan The Mirror.

Me sa duket kjo ndodhi kur Mbretëresha Elizabeth II një herë zbuloi diçka mjaft të padëshirueshme në sallatën e saj.


Foto: Getty Images

Thuhet se anëtarja e Familjes Mbretërore hoqi një faqe nga libri i komenteve që duhej të përdorej për të përcjellë vlerësimin e saj – ose neverinë – për kuzhinierin që kishte gatuar pjatën e saj.

Me këtë rast ajo vendosi një kërmill të ngordhur në faqe para se të shkruante “E gjeta këtë në sallatë – a mund ta hani atë?”, dhe e dërgoi atë në kuzhinë, raporton revista Daily Mail’s Weekend.

Por pavarësisht se është krere e shtetit, Mbretëresha thuhet se ka një shije të thjeshtë kur është fjala për ushqimin, pasi një nga kuzhinierët e saj të mëparshëm, Darren McGrady, zbuloi se asaj i pëlqejnë ushqimet “e pastra dhe të thjeshta”, të tilla si peshku i Doverit në skarë mbi spinaq të venitur.

Foto: WireImage

Ajo zgjedh ushqimet e saj nga një libër i gatimeve.

Ajo shënon zgjedhjet e saj me laps, duke kaluar pjatat që nuk dëshiron dhe duke shkruar në sugjerime.

Gjatë javës ajo zgjohet në orën 7:30 të mëngjesit dhe merr një filxhan çaj Darjeeling nga shërbëtorja e saj, të cilën ajo e pi ndërsa dëgjon programin e Radio 4’s Today.

Në tryezën e saj të mëngjesit drithërat paraqiten në një enë të veçantë. Asaj i pëlqen kosi dhe marmelata.

Për çajin e pasdites, zakonisht në 4 pasdite, ajo merr një përzgjedhje sanduiçësh me kore të prera dhe ëmbëlsira duke përfshirë: çokollatë, xhenxhefil dhe tortë me fruta.

Ajo nuk mendohet të gatuajë për veten e saj, por thuhet se është më se e lumtur të ndihmojë me larjen e enëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Një gjë e paprecedentë, ndodh për herë të parë në BBVA - opinionistët zgjedhin dy banorë për t'i çuar kokë me kokë në një televotim

Magazina
Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Bëhet viral reagimi i saj: Rihanna 'shpërthen' në lot kur trupi gjykues shpall vendimin për partnerin e saj ASAP Rocky

Magazina
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Magazina

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Magazina
Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Magazina
Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Një vit më parë u skualifikua se i derdhi alkool në fytyrë, Egla Ceno dhe Meriton Mjekiqi darkojnë dhe 'rikthejnë' skenën e famshme të BBVA 3

Magazina
Kalo në kategori