Mëngjesin e së premtes është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit, Rasim Thaçi - Cima.

Humoristi i njohur nuk i ka mbijetuar virusit famëkeq COVID-19, dhe ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.


Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur emra të shumtë, kryesisht figura të ndryshme publike nga fusha e artit, sportit e politikës.

Një dedikim prekës dhe të ndjeshëm e bëri edhe vajza e tij, këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Thaçi - Meta.

Ajo publikoi një fotografi të babait të saj të ndjerë në InstaStory, duke e shoqëruar me përshkrimin: "Ma këpute shpirtin o babë, shoku im, dashuria ime".

adelina

Cima njihet përndryshe për një numër të madh skeçesh humoristike, duke u shquar ndër vite si aktorët më në zë të humorit në mbarë trevat shqiptare. /Telegrafi/