Senatori John McCain, i cili vdiq të shtunën nga kanceri i trurit, shkroi një mesazh lamtumire para se të vdiste.
Mesazhi, i drejtuar për Amerikën dhe popullin e saj, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, u lexua në publik të hënën nga Rick Davis, një mik i ngushtë i McCain dhe menaxher i fushatës kombëtare të fushatave presidenciale të 2008 dhe 2000 të republikanëve të Arizonës.
Duke folur për kualitetet më të mira të vendit, McCain shkroi se “ne e dobësojmë madhështinë tonë kur e ngatërrojmë patriotizmin tonë me rivalitetet fisnore që kanë mbjellë fyerje, urrejtje dhe dhunë në të gjitha anët e globit”.
“Ne e dobësojmë atë kur fshihemi prapa mureve, në vend që t’i rrëzojmë, kur dyshojmë në fuqinë e idealeve tona në vend se të besojmë që ato janë forca e madhe për ndryshimin – ashtu siç kanë qenë gjithmonë”, tha Davis, duke mbajtur lotët, duke thënë se po lexon mesazhin e McCain-it.
“Mos e humbni shpresën nga vështirësitë e tanishme, por besoni gjithmonë në premtimin dhe madhështinë e Amerikës, sepse këtu nuk ka asgjë të pashmangshme”.
“Amerikanët kurrë nuk hoqën dorë, kurrë nuk u dorëzuam. Nuk fshihemi kurrë nga historia. Ne bëjmë historinë”.
Mesazhi, i cili Davis e përshkroi si “fjalët përfundimtare” të McCainit, nuk e përmendi Trumpin me emër, por u duk e qartë se kë kishin për qëllim atë, në disa nga vërejtjet që ai bëri.
“Ne jemi 325 milionë individë me mendje, të zhurmshëm. Ne kundërshtohemi dhe konkurrojmë dhe nganjëherë fyejmë njëri-tjetrin në debatet tona të ashpra publike, por ne kemi pasur gjithnjë kaq shumë gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin se sa mosmarrëveshje”, shtoi McCain në deklaratë.
Në deklaratën e tij përfundimtare, McCain gjithashtu ofroi mirënjohjen e tij për popullin e Amerikës, zgjedhësit e tij në Arizona, familjen e tij dhe “për Amerikën”.
“Të lidhemi me kauzat e Amerikës – liria, drejtësia e barabartë, respekti për dinjitetin e të gjithë njerëzve – e sjell lumturinë më sublime se kënaqësitë e kaluara të jetës”.
“Identitetet tona dhe ndjenja e vlerës nuk kufizohen, por zgjerohen duke u shërbyer kauzave më të mëdha se ne”.
“Jetova dhe vdiqa si një amerikan krenar”, kanë qenë disa nga fjalët e McCain në “mesazhin e tij të fundit për amerikanët”.
Senatori John McCain, i cili shërbeu gjashtë mandate radhazi në Senatin amerikan dhe kandidoi dy herë për president vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në tru.
Në vitin 1967 McCain u burgos dhe u torturua pasi u kap rob në Vietnamin e Veriut kur ishte pilot i marinës amerikane.
Në sytë e shumë amerikanëve McCain ishte një hero lufte dhe një patriot.
Ai përfaqësoi shtetin e Arizonës në Senat dhe u bë i njohur si një luftëtar i së drejtës, pa marrë parasysh se cilin krah politik përfaqësonte ajo.
John McCain u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në vitin 1982 dhe në Senat në 1986.
Ai ishte një politikan konservator në shumicën e çështjeve dhe u përpoq sidomos për reformën e financimit të fushatave dhe për çështjen e amerikanëve që rezultonin të zhdukur në Vietnam.
Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008 ai u përball me kandidatin demokrat Barak Obama dhe humbi.
Megjithatë ai vazhdoi të shërbejë në senatin amerikan.
Zoti McCain tregoi mjaft interesim për çështjet e Ballkanit dhe e ka vizituar disa herë rajonin.
Në prill 2017, gjatë një vizite në Kosovë, ai kujtoi përpjekjet e bëra në rrugën e Kosovës për të arritur tek pavarësia.
Muajt e fundit të jetës McCain i kaloi larg syve të publikut në shtetin e Arizonës, duke pranuar vizita nga miqtë e shumtë dhe politikanët e afërt me të.
Ai vuante nga glioblastoma, një lloj kanceri i trurit.
Në kujtimet e tij të botuara në muajin maj, McCain shkruante se i vinte keq që po ndahej nga bota, por nuk kishte ankesa.
“Krijova një vend të vogël për veten në tregimin e Amerikës dhe në historinë e kohëve të mia”,shkruante ai.
Muajt e fundit, ai ka qenë një kritik i ashpër i Presidentit Trump për çështje të ndryshme.
Ai thoshte se e shihte Presidentin Trump dhe ideologjinë e tij Amerika e Para si një largim nga vlerat dhe tradita e udhëheqjes globale që ai mendonte se mishërojnë Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova