LAJMI I FUNDIT:

Mesatarisht 384 euro për turist, në 2024 të huajt shpenzuan më pak në Shqipëri

Mesatarisht 384 euro për turist, në 2024 të huajt shpenzuan më pak në Shqipëri

Dilema e madhe në turizëm. Sasi apo cilësi tani e ka një përgjigje. Të dhënat e fundit për ecurinë e sektorit të turizmit për 2024 treguan se kemi pasur më shumë turistë por ata kanë qenë më të varfër.

Sipas përllogaritjeve, numri total i turistëve që hynë në Shqipëri ishte 11.7 milionë me rritje 15.3% kundrejt vitit 2023.

Turistët kanë shpenzuar një vit më parë 4.5 miliardë euro. Që do të thotë një turist shpenzoi mesatarisht 384 euro. Ky tregues në 2023 ka qenë më i lartë, në 416 euro.


Por a ka qenë i suksesshëm turizmi vjet?

“Shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri në 2024, vlerësohen 4.8 miliardë dollarë, ose 4.5 miliardë euro, të ardhura nga ata që vijnë këtu. Ata i lënë këtu. Rritja 54.7 përqind, një rritje jashtëzakonshme krahasuar me vitin para pandemisë. Shpenzimet e turistëve vendas, të shqiptarëve që bëjnë pushimet në Shqipëri, 980 milion dollarë, 950 milionë euro. Të punësuar, 278 mijë. Në janar 2024, 490 mijë vizitorë dhe turistë. Në shkurt të 2024, 480 mijë, në mars të 2024, 564 mijë, në prill 2024, në maj 2024, 973 mijë, qershor 1.2 milion, fillon sezoni intensiv. Siç e shikoni kemi të bëjmë një industri që sjell 4.5 miliardë euro të ardhura, nga ata që vijnë këtu, nga jashtë”, tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Në total në 2024 në buxhetin e shtetit nga turizmi u shtuan 330 milionë euro më shumë. Ekspertët tregojnë se në Shqipëri ende nuk flasim dot për një turizëm elitar, por për turistë të cilët vijnë edhe me bukë me vete.

“Ajo çfarë ne synojmë është një turizëm elitar. Ndonëse në shifra vijojmë të kalojmë rekordet nga viti në vit, vet strukturat e shërbimeve tregojnë se turistët nuk kanë shpenzuar shumë.”

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar Shqipërinë e vizituan më shumë turistë nga Kosova, Italia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia. /A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori