Ka tash e sa ditë që në mediat rozë aludohet për një shtatzëni të mundshme të modeles nga Shqipëria, Vivien Thano.

Referencë për këtë u morën fotografitë e fundit që ajo shpërndau në rrjetet sociale, ku shihej duke vendosur dorën te barku i cili dukej pak më i fryrë se zakonisht.


Megjithatë kjo duke të jetë as më pak e as më shumë se sa një provokim i vet modeles.

350672570 575999224562659 426537797308268410 n

Kjo pasi, ajo së fundmi publikoi disa imazhe të tjera nga ushtrimet në palestër, ku shihej në formë tejet të mirë trupore, ndërsa theksin e vinte te barku i saj i rrafshët.

vivi1

Me imazhet në fjalë, durrësakja sikur deshi t’ua konfirmojë ndjekësve të saj të shumtë se nuk është në pritjen e ëmbël.

Përndryshe, Vivien është raportuar së fundmi se është ribashkuar me reperin Getinjo, me të cilin ishte ndarë para pak kohësh.

vivi2

Ata u njohën gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në edicionin e parë të spektaklti Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

vivi3