LAJMI I FUNDIT:

Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari shqiptar për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA

Merrte 30-40 mijë dollarë për person, arrestohet 48-vjeçari shqiptar për trafik qeniesh njerëzore drejt SHBA

Policia ka arrestuar një 48-vjeçar shqiptar të përfshirë në trafikun e qenieve njerëzore, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të policisë ai dyshohet se ka lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person.

“Në bazë të një urdhër arresti, të lëshuar nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, një nga të dyshuarit, shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Tiranë, është arrestuar. I arrestuari dhe të dyshuarit e tjerë në hetim, kanë lehtësuar kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë dhe të shtetasve të huaj, nga brenda Shqipërisë drejt Shteteve të Bashkuara, kundrejt pagesës prej 30-40 mijë dollarë për person”.


Sipas Policisë aktivitetit i rrjetit kriminal për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara dyshohet se ka nisur në vitin 2020

“Më datë 26.02.2025, Departamenti i Policisë Kriminale, nëpërmjet Njësisë së Përbashkët Hetimore dhe me bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe me Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara prezente në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ka depërtuar në një rrjet kriminal të akuzuar për kontrabandën e dhjetëra shtetasve shqiptarë nga Evropa në Shtetet e Bashkuara. Ky aktivitet dyshohet se ka nisur në vitin 2020”.

Ndërkohë vijojnë hetimet së bashku me partnerë të tjerë ligjzbatues, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të kontrabandës me qenie njerëzore.

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Ndalohet kontrabanda me mallra nga Maqedonia e Veriut – arrestohen të dyshuarit, të njëjtit sulmuan policinë në momentin e ndalimit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori