LAJMI I FUNDIT:

I merret mandati deputetit ukrainas që shkoi për pushime në Maldive gjatë luftës me Rusinë

I merret mandati deputetit ukrainas që shkoi për pushime në Maldive gjatë luftës me Rusinë

Parlamenti i Ukrainës i hoqi autoritetin e përfaqësuesit të popullit deputetit Yuri Aristov, i cili shkoi për pushime në Maldive.

Sipas Jaroslav Zeleznjak, përfaqësues nga Holos, 320 parlamentarë votuan për t’i hequr kompetencat parlamentare Aristosit.

Ky i fundit, deputet nga radhët e partisë së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, “Shërbëtori i Popullit”, u pa në mes të korrikut në hotelin me pesë yje “Waldorf Astoria Maldives” në Maldive.


Pas kësaj, partia nisi hetime të brendshme, duke kërkuar dokumentacion për udhëtimet zyrtare të deputetëve, raporton kyivpost.

Shërbimi ukrainas i Sigurisë gjithashtu kishte nisur një hetim penal kundër Aristovit bazuar në ligjin për falsifikimin e dokumenteve.

Sipas agjencisë, dokumentet e udhëtimit përmbanin informacione të rreme për datën, qëllimin dhe vendin e nisjes. Në banesën e përfaqësuesit u krye një kontroll, gjatë të cilit u gjet një pasaportë me vulë të shtetit të Maldives.

Në janar të vitit 2023, Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Ukrainës ndaloi zyrtarët të udhëtojnë jashtë vendit.

Sipas vendimit të Këshillit për Sigurinë Kombëtare dhe Mbrojtjen, gjatë periudhës së mobilizimit dhe gjendjes së jashtëzakonshme, nëpunësit civilë mund të udhëtojnë jashtë shtetit ukrainas vetëm në udhëtime zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ministria britanike e Mbrojtjes del me deklaratë mbi gjendjen në vijat e frontit në Ukrainë

Ministria britanike e Mbrojtjes del me deklaratë mbi gjendjen në vijat e frontit në Ukrainë

Botë
Të shtëna me armë në afërsi të Trumpit, ekipi i fushatës së ish-presidentit del me deklaratë

Të shtëna me armë në afërsi të Trumpit, ekipi i fushatës së ish-presidentit del me deklaratë

Amerika

"Katastrofë me përmasa epike": Shtatë të vdekur në Evropë mes përmbytjeve të mëdha

Evropa
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të lënduar

Shpërthim i fuqishëm në Turqi, raportohet për më shumë se 20 persona të lënduar

Botë
Raketat me rreze të gjatë, çfarë janë ato dhe për çfarë dëshiron t'i përdorë Ukraina?

Raketat me rreze të gjatë, çfarë janë ato dhe për çfarë dëshiron t'i përdorë Ukraina?

Evropa
Raketa balistike e lëshuar nga Houthi në Jemen, godet pjesën qendrore të Izraelit për herë të parë

Raketa balistike e lëshuar nga Houthi në Jemen, godet pjesën qendrore të Izraelit për herë të parë

Azia
Kalo në kategori